Shoqatat e gazetarëve të shqetësuar për Qynon: Pajisjet kompjuterike dhe celularët e tij ende nën sekuestron e SPAK

Shoqatat e gazetarëve kanë shprehur sërish shqetësimin për atë çfarë po ndodh me gazetarin Elton Qyno, pajisjet kompjuterike dhe celularët e të cilit vijojnë të jenë nën sekuestron e Prokurorisë së Posaçme.

“Safe Journalists Albania”, përmes një reagimi në platformën “X”, theksojnë se janë të tronditur nga mos kthimi i paprecedentë i pajisjeve, që u morën pas refuzimit të ligjshëm të gazetarit për të treguar burimin e informacioneve për lajmet e publikuara nga nga ky i fundit.

REAGIMI I PLOTË I “Safe Journalists Albania”:

Pasi i kërkoi SPAK-ut t’i kthejë të gjitha pajisjet Elton Qyno-s,

Gazetarët e BB-së vazhdojnë të monitorojnë procedurat në Gjykatën Speciale të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Jemi të tronditur kur mësuam se gazetarit nuk i janë kthyer pajisjet.

Zgjidhja e këtij rasti është vendimtare për mbrojtjen e burimeve gazetareske dhe lirinë e medias në Shqipëri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne