Shoqatat e transportit sërish protestë nesër përpara Ministrisë së Infrastrukturës: Plotësoni kërkesat që të rifillojë transporti

Ditën e nesërme shoqatat e transportit do të protestojnë përsëri përpara Ministrisë së Infrastrukturës në orën 10 të mëngjesit për shkak se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre. Ata kërkojnë që të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%. Po ashtu ata kërkojnë rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese por edhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

Mjetet e transportit urban dhe ndër-urban do të punojnë me 70% të kapacitetit, qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza si duhet të ruhet distanca.

Transporti pritet të ri-filloj më 15 qershor dhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se shteti do të marrë përsipër të njohë 100% të konsumi e naftës dhe të zerojë taksat dhe tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020. Po ashtu Rama njoftoi edhe një reformë të plotë ligjore dhe fiskale për sektorin dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë, si dhe tha se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët./Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne