Zbardhet dosja/ Prokuroria konfirmon veprën penale të plagosjes nga kryebashkiaku i Matit, i dërgon hetimet përfundimtare KQZ-së

Prokuroria e Përgjithshme ka përmbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, i cili ka qenë pjesë i gardistëve të “Grupit të Zjarrit” më 21 janar të vitit 2011.

Agron Malaj u akuzua nga Partia Demokratike se ka fshehur një vepër penale, atë të plagosjes se një shtetasi me armë zjarri në vitin 1999.

Asokohe Malaj u dënua me 10 muaj burgim vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që për veprën penale të plagosjes ai nuk është gjykuar, pasi i dëmtuari ka tërhequr padinë.

Demokratët pretenduan se Agron Malaj, kryebashkiak i Matit ishte në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Dokumenti i Prokurorise qe flet si nisi sherri dhe pse Agron Malaj plagosi shtetasin B.B

Sipas hetimeve të prokurorisë, Malaj rezulton të jetë i arrestuar për plagosje, por nuk është dënuar për këtë vepër.

Në materialin e prokurorisë është zbardhur ngjarja për të cilën akuzohet kryebashkiaku në detyrë, ku sherri ka nisur për dëmtimin e një motoçiklete.

Pas konfliktit me pasojë plagosje, shtetasi i dëmtuar ka tërhequr padinë ndaj Agron Malajt dhe shtetasit E.D, dhe kryebashkiaku është dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje.

Prokuroria ja ka kaluar çështjen për shqyrtim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që është dhe organi i vetëm kompetent për të vendosur rreth vlefshmërisë së mandatit të të Kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

Vetë kryebashkiaku i Matit ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se është dënuar në vitin 1999 për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, ndërkohë që nuk dihet se si ky hetim i prokurorisë do interpretohet nga KQZ-ja, që tashme shumicën e saj e përbëjnë anëtarët e maxhorancës së majtë.

Reagimi i PD-së

Gazmend Bardhi ka reaguar pas hetimeve të Prokurorisë, duke e quajtur si fitore të demokratëve.” EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK ✌️
4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.

Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.

Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)

Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.

DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË

Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

  1. a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.

Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN”, tha sot Gazmend Bardhi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne