Ngjarje e rëndë në Kukës, një 16-vjeçar mbytet në liqenin e Fierzës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kukës. Një 16-vjecar është mbytur në liqenin e Fierzës. Sipas policisë, për gjetjen e 16-vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët e zonës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës.

Për gjetjen e 16-vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pajetë nga peshkatarët e zonës 16-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne