Shoqërohen në komisariat qytetarët që protestuan para kryeministrisë për lirimin e “Ballistit”

Disa nga qytetarët që u mblodhën para kryeministrisë për të protestuar kundër ekstradimit të Ismail Morinës (Ballistit) nga Kroacia në Serbi, u shqëruan në polici. Njëri nga protestuesit e postoi dëshminë e tij mbi shoqërimin në rrjetet sociale. Zirkon Disha, aktivist i shoqërisë civile, shkruan për një shoqërim dhe marrje në pyetje jashtë çdo rregulli të policisë shqiptare. Ai tregon se polici që e ka marrë në pyetje i ka kërkuar të firmosë një deklaratë krejt të ndryshme nga ajo çfarë ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje. Veç tij janë shoqëruar edhe disa protestues të tjerë, nga Kosova e Maqedonia.

Postimi

Rreth ores 20:50, jam ndaluar ne menyre te cuditshme nga police civile pasi kishte mbaruar protesta ku kerkonim reagimin e institucioneve shqiptare per mosdorezimin e Ballist Morines nga Kroacia ne Serbi.
– Me afrohen dy police civile, prane Liceut Artistik teksa po kthehesha nga protesta per te marre bicikleten qe kisha lene prane kryeministrise.
– Me thane qe duhet te shkoja me ta. (Pa me dhene asnje arsye)
– Ne fillim refuzova, pasi nuk kishin uniforme apo ndonje dokument. (me pas njeri nga civilet nxjerre nje distiktiv, atehere pranova. Me detyruan te mbyll telefonin, pavaresisht se kerkova te beja nje telefonate. Me thane qe telefonaten mund ta beja ne komisiriat)
– Me te hyre ne rajon, mu kerkua te fik telefonin. Aty ndodheshin dhe 4 te rinj te tjere, dy nga Tirana Jon Grabocka dhe nje tifoz kuq e zi dhe dy te tjere nga Struga Egzoni dhe Berati. Pak minuta me vone sollen dhe Gentian Mark Gjonaj Pasi plotesuan formularet e ndalimit, na ben kontroll fizik dhe na shoqeruan per ne qeli, serish kerkova qe te mund te beja nje telefonate. Serish me eshte mohuar, duke thene se mund te behej me vone.
Rreth 30-40 minuta me vone me shoqeruan ne dhomen e inspektorit te krimeve i cili do merrte ne pyetje.
– Inspektori i krimeve shkeli cdo procedure te marrjes ne pyetje, nuk pyete nese do te doja avokat apo nese shteti mund te ofronte nje te tille.
– Ai e nisi komunikimin ne forme bisede duke pyetur nese i njihja organizatoret, pasi protesta ishte e paligjshme. I thashe qe nuk isha ne dijeni dhe as isha informuar qe kjo proteste ishte e paligjshme.
– Me pyeti se nga isha informuar per protesten, si isha njohur me protesten, nese kisha takuar, njihja, Ismail Morinen (Ballistin) etj..
– Sekuestroi si prove materiale nje karton 60:40 ne cilen kisha shkruar “Mos ektradoni Ismail Morinen (Ballistin) ne Serbi.
Pasi ai mendoi qe ishin te mjaftueshme pyetjet dhe pergjigjet, me jep letren te firmos.
– Ajo cfare ishte shkruar ne leter ishte krejt tjeter me ate cfare une kisha thene. Ne ate leter thuhej, se une kisha nxitur njerezit te bllokonin rrugen, te benin thirrje, etj..etj…
– Ne koke te letres shkruante qe une kisha refuzuar te merrja avokat, gje per te cilen as nuk u pyeta fare.
– I thashe qe ju nuk me keni bere te mundur te njoftoj avokatin, nuk me keni lejuar te telefonoj dhe ajo cfare keni shkruar nuk eshte deklarimi im.
– Ai me tha qe mund te shkruaj refuzoj firmen, letrat do ti dergohen prokurorise.
– Teksa zbrisja shkalleve, nje punonjes policie civil teksa vuri re qe une kisha njeren dore ne xhep, i thote kolegut tjeter qe here tjeter do te duhet te na vene prangat.
– Une buzeqesha, i thashe nuk kemi bere ndonje krim. Na kerkuat te vinim ne rajon erdhem.
– Teksa zbrisnim shkallet ai vazhdoi…, hiq rrypin, hiq lidhesat e kepuceve. Une ndalova. Ai vazhdoi, se kemi kohe, po hadje shkojme ne qeli.
– Zbritem ne katin e pare, une hyra ne qeli. Nderkohe ata vazhduan te merrnin te tjeret per ti ngjitur ne zyrat e inspektoreve te krimeve ku do i merrnin ne pyetje.
– Serish kerkova te beja nje telefonate!
– Me thane do dilni, s’ka c’ju duhet telefonata tani.
– Pasi moren ne pyetje te gjitheve ne te njejtin model, rreth ores 23:30 na kthyen telefonat dhe na lane te lire!
– Me shume pikepyetje dhe pa pergjigje u ulem ne nje kafe me miqte nga Shkupi, Struga dhe Tirana.
– Ata u nisen per rruge, ne do jemi serish ketu!

_____________________
Ju mund te vini re sa shkelje te Te Drejtave te Njeriut jane kryer nga Policia e Shtetit, qe sigurisht ata nuk e kane bere me koken e tyre. Ata e dijne mire qe procedura eshte bere ne shkelje te ligjit, gjithesesi ata i mbulon ai qe ka urdheruar ndalimin tone. (rast i perseritur)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne