Shpallet tre ditë zie në Afganistan

Qeveria afgane me rastin e vdekjes së njëqind e pesëdhjetë ushtarëve në një sulm mbi një bazë ushtarake në provincën Balkh, shpalli tre ditë zie. Sipas vendimit të qeverisë afgane, flamuri i vendit nga e diela për tre ditë do të ulet në gjysmë shtizë.

Ashraf Ghani, presidenti afgan, për të shqyrtuar situatën e sigurisë dhe për të nderuar të plagosurit në qytetin Mazar ka ndarë një fond humanitar, kurse sot mori pjesë në varrimin e ushtarëve të vrarë. Ushtarët afganë duke ruajtur në hyrje të kompleksit në provincën Balkh pas sulmit të djeshëm. Zyrtarët në Afganistan thonë se më tepër se 100 pjesëtarë të ushtrisë afgane janë vrarë ose plagosur nga sulmi i djeshëm i militantëve talibanë në kompleksin ushtarak në provincën Balkh. Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Daulat Waziri, tha sot se gati të gjitha viktimat ishin pjesëtarë të ushtrisë Kombëtare Afgane. Sipas tij, 10 militantë me uniforma të ushtrisë afgane e kanë kryer këtë sulm. Dy prej tyre kishin ndërmarrë sulme vetëvrasëse, ndërsa tetë të tjerët ishin vrarë gjatë përleshjeve me armë zjarri. Një zyrtar lokal i tha agjencisë DPA se së paku 140 ushtarë janë vrarë dhe 160 të tjerë janë plagosur, gjatë këtij sulmi, por këto të dhëna nuk janë konfirmuar. Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, të cilët thanë se më se 500 ushtarë janë vrarë ose plagosur në sulmin kundër kompleksit të armatës afgane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne