Shpërndanin drogë në lokalet e Tiranës, përfundojnë në pranga 5 persona, sekuestrohen 10 mijë kokrra ekstazi

Një grup i përbërë nga 5 persona të cilët shisnin drogë në kryeqytet ka rënë në pranga mbrëmjen e sotme, sipas policisë së Tiranës.

Mësohet se sektori kundër Narkotikëve në DVP Tiranë ka finalizuar një operacion, ku si rezultat janë sekuestruar 10 mijë kokrra lëndë narkotike ekstazi. Ndërsa janë arrestuar 5 persona.

Raportohet se grupi operonte në zonën e Myslym Shyrit, Ish Bllokut dhe nëpër disa lokale në Tiranë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne