Shpërthen avokati i njohur: Kur të vijë Fashizmi…nuk do vijë me këmisha të zeza! Do vijë me atlete NIKE dhe T-shirt (me emoji)

Përmes një statusi në Facebook avokati i njohur Altin Goxhaj ka deklaruar se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane nuk janë asgjë tjetër ve 135se fillimi i një epoke aspak të qetë. Fashizmi po vjen shkruan Goxhaj ndërkohë që na sugjeron edhe një herë të reflektojmë përmes një libri bestseller i cili jo më kot konkludon se ‘fashizmi modern do të vijë me atlete NIKE dhe T-Shirt.

Statusi i Goxhajt

“Kur të vijë Fashizmi … nuk do vijë me këmisha të zeza! As do ketë veshur çizme! Ai do vijë me atlete NIKE dhe T-shirt (me emoji) të buzëqeshur!” – George Carlin

Komiku i Madh George Carlin i tha këto disa muaj para se të vdiste pak para publikimit të librit “Liberal Fascism” të Jonah Goldberg që shpjegoi se Fashizmi Liberal do vijë nga Ideologjia Liberale e Shoqërisë së Hapur!

Aurel Plasari pardje në një intervistë brilante (si gjthm) te Adi Krasta na rekomandoi një libër fantastik “Fashizmi Liberal” (“Liberal Fascism” të Jonah Goldberg, 2008) që ndër të tjera tregon se sot fashizmi shfaqet brenda filozofisë liberale të shoqërisë së hapur (dmth të Filozofisë së Shoqërisë së Hapur që promovon Soros). Po ashtu Plasari na kujtoi se Qeveria jonë në fakt është Qeveria e Sorosit (“një fondacioni privat”).

Kopertina e Librit “Liberal Fascism” të Jonah Goldberg, 2008, (libri më i famshëm best seller i kohës dhe i përkthyer në 14 gjuhë) në edicionin amerikan tregon një emoji të buzëqeshur me mustaqet e Hitlerit i referohet një batutë të famshme të humoristit më inteligjent të dekadave të fundit të madh George Carlin (i cili vdiq disa muaj pas botimit të librit):
“Kur të vijë Fashizmi në Amerikë, ai nuk do vijë me këmishat e zeza dhe kafe. As nuk do jetë me çizme! Ai do të jetë me atlete NIKE dhe me bluze (me emoji) të buzëqeshur. Nga ato të buzëqeshurat – të buzëqeshurat (duke nënkupton bluzet me emojin e buzëqeshur kaq të famshme në SHBA).

George Charli në fakt profecinë e pati me sa duket e realizoi në Shqipërinë e Fashizmit Liberal të Soros siç duket qartë në foto 

Nëse doni të dini më shumë për Librin Bestseller “Liberal Fascism” të Jonah Goldberg, 2008 që u botua në prag të fushatës elektorale në SHBA ku qartas dukej fitorja e liberalëve të Obama-Clinton, dhe të mbështetur fuqimisht nga Soros në SHBA por edhe nga Rama dhe Veliaj në Shqipëri, keni shpjegimin e Aurel Plasarit këtu: https://www.facebook.com/aurel.plasari.12/posts/2927303847495139

Referenca për batutën e George Carlin e keni nga wikipedia te Libri “Liberal Fascism” të Jonah Goldberg, 2008:
The smiley face with an Adolf Hitler-style mustache on the cover of the book is a reference to comments made by comedian George Carlin on HBO’s Real Time with Bill Maher that “when fascism comes to America, it will not be in brown and black shirts. It will not be with jackboots. It will be Nike sneakers and smiley shirts. Smiley-smiley./standard

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne