Shqiperia

Shpërthim në Letoni, humb jetën ushtarja shqiptare dhe plagosen dy të tjerë

A large explosion of confiscated mortar rounds, grenades, guns and other explosive devices set up by Army explosive ordnance disposal technicians on Contingency Operating Base Q-West, Iraq, Dec. 31. The controlled blast, which contained more than 1,500 pounds of explosives, was set off at midnight as a way to ring in the New Year from Iraq.

Një efektive e forcave të armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

Nga shpërthimi është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën Nëntetarja, Zarife Muharrem Hasanaj. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

OPINIONE