Izraeli goditi 320 pika gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite tha se me sulmit e fundit në Rripin e Gazës ka pasur në shënjestër lëvizjet palestineze Hamas dhe Xhihadi Islam, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee tha se nga mëngjesi i ditës së shtunë, janë qëlluar 320 pika të grupeve të ndryshme palestineze.

Adraee tha se sulme janë organizuar ndaj pikave të vëzhgimit të Hamasit dhe Xhihadit Islam, depove nëntokësore, qendrave ushtarake të rekrutimit dhe vendeve prej ku janë shkrepur raketa.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, 24 persona kanë rënë dëshmorë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Rripin e Gazës si rezultat i sulmeve të ushtrisë izraelite nga dita e shtunë.

Tensionet e fundit në Gaza u rritën pasi dy ushtarë izraelitë u plagosën me snajper të premten, me çka Izraeli ndërmori sulme ndaj vendbanimeve civile, kurse nga Gaza u realizuan kundërpërgjigje me raketa.

Izraeli të shtunën nisi një operacion ajror me avionë luftarakë, duke cituar si arsye raketat e hedhura nga Rripi i Gazës.

Në mesin e shumë ndërtesave të goditura nga ushtria izraelite ishte edhe zyra e Anadolu Agency në Gaza./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne