Shpërthimi me tritol, banesa e gjyqtarit Tonin Stërkaj do të ruhet nga Garda dhe Policia

Një ditë pas ngjarjes së rëndë kriminale në Shkodër, ku prona e Tonin Stërkajt u sulmua me lëndë plasëse, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë vendosur të marrin në ruajtje banesën e gjyqtarit. Ngjarja ndodhi në dje rreth orës 02:55 minuta në lagjen “Tom Kola”.

Aktualisht dera e banesës së Stërkajt ruhet nga punonjës të Gardës dhe të Policisë së Shtetit.

Sasia e tritolit u vendos tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj, i cili dëshmoi dje në polici se ngjarja lidhet me detyrën e tij./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne