Shpërthimi që vrau bashkëpunëtorin, Apeli jep arrest shtëpie për Erdion Muhon

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për Erdion Muhon, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Muho ishte arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit në tentativën për shkatërrimin me lëndë eksplozive të anijes “Finikas”. Gjatë kësaj tentative, lënda plasëse shpërtheu para kohe, duke i marrë jetën Armandi Nelajt, i cili dyshohet se po vendoste tritolin.

Ngjarja, e ndodhur muaj më parë, dyshohet të ketë ndodhur për motive konkurrence biznesi./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne