Rajoni Shqiperia

Deklaratë e Ambasadës turke për lirimin e terroristit feto-ist nga Shqipëria

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë ka reaguar pas lirimit të shtetasit turk Muhammed Yasir Aydogmus së bashku me familjen e tij, nga Gjykata e Durrësit, të cilët u arrestuan në Durrës më 8 tetor, pasi përdornin pasaporta false. Ambasada shprehet e zhgënjyer për dy vendime të Gjykatës së Durrësit, duke i cilësuar si skandaloze.

Si vijon, reagimi i plotë i Ambasadës turke në Tiranë:

“-Së pari, më 8 tetor të dielën, Muhammed Yasir Aydogmus dhe familja e tij u arrestuan për shkak të përdorimit të pasaportave të falsifikuara turke në Durrës. Ata u përpoqën të kalonin Italinë duke përdorur dokumente të falsifikuara të udhëtimit, që është një krim i dënushem deri në 5 vjet burg sipas nenit 189 të Kodit Penal shqiptar. Megjithatë, më 11 tetor 2017, Gjykata e Durrësit vendosi të lironte Muhammed Yasir Aydogmus në këmbim të një shume shumë qesharake parash. Padyshim që këto pasaporta ishin produkte të krimit të organizuar ndërkombëtar. Pra, vendimi i parë tregoi se përdorimi i pasaportave të falsifikuara që prodhohen nga rrjetet e organizuara kriminale nuk kanë sanksione në praktikë dhe të huajt që përdorin pasaportat false janë të lira dhe të mirëpritura në Shqipëri.

-Së dyti, është e rëndësishme që Muhammed Yasir Aydogmus akuzohet se është anëtar i një organizate terroriste të armatosur në Turqi, përkatësisht FETÖ. Të gjithë publiku shqiptar wshtw dëshmitar i asaj që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016. Kjo organizatë e armatosur vrau 250 qytetarë turq dhe plagosi mijëra. Ekziston një urdhër arresti i gjyqtarit turk kundër tij. Pra, bazuar në Konventën Evropiane për Ekstradimin, kërkuam nga autoritetet shqiptare që ta arrestonin atë provizor për 40 ditë. Ne kemi ofruar të gjitha dokumentet e nevojshme.

Megjithatë, përsëri, një gjyqtar tjetër në Durrës mohoi kërkesën tonë për ekstradim me një vendim skandaloz dje (13 tetor). Ne besojmë se kjo është në kundërshtim me Konventën në fjalë, ku Shqipëria dhe Turqia janë pjesë e saj dhe e cila është gjithashtu pjesë e bashkëpunimit tonë dypalësh gjyqësor.

Dhe është gjithashtu një shembull shumë i keq për luftën kundër terrorizmit.

I dyshuari për terrorizëm Muhammed Yasir Aydogmus dhe avokati i tij u përpoqën të politizojnë rastin dhe gjyqtari i Durrësit ra lehtë në këtë kurth. Tani një i dyshuar për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara të cilat ai ka marrë nga kriminelët e organizuar është i lirë në Shqipëri. Ne besojmë se kjo situatë është gjithashtu kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Nëse dyshohet për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara u jepet liria për të udhëtuar në territoret shqiptare, kjo do të thotë se kjo kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai hap rrugën për më shumë të dyshuar për terrorizëm dhe inkurajon të dyshuarit për terrorizëm që të veprojnë dhe të bashkëpunojnë me rrjetet kriminale.“, thuhet në deklaratën-reagimin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Aydogmus akuzohet nga Ankaraja si pjesë e organizatës terroriste FETO që cilësohet si përgjegjës për organizimin e tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, vitin e kaluar./ trt

Policia shqiptare ndalon një shtetas turk i kërkuar për terrorizëm | TRT  Shqip

 

OPINIONE