Shqipëri, filluan restaurimet e objekteve historike të kultit Islam nga TIKA

Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA përveç projekteve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme në Shqipëri, ka marrë përsipër restaurimin e monumenteve historike me misionin e mbrojtjes, rijetëzimit dhe dorëzimit brezave të ardhshëm të kësaj trashëgimie kulturore të përbashkët.

TIKA deri më sot ka përfunduar restaurimet tërësore të Xhamisë së Kalasë së Prezës, ku në maj të vitit 2015 mori pjesë në përurimin e saj Presidenti i Turqisë, Rexhep Taiip Erdogan, Xhamisë së Pazarit Krujë, Xhamisë së Nazireshës Elbasan, Xhamisë së İljaz Bej Mirahorit në Korçë dhe Xhamisë së Plumbit në Berat.

Në kuadër të projekteve të bashkëpunimit dhe asistencës teknike, planifikuar të realizohen në Shqipëri gjatë vitit 2018, kanë përfunduar përgatitjet e duhura për fillimin e punimeve të zbatimit të restaurimit të 5 objekteve, pjesë e trashëgimise së përbashkët historike dhe kulturore, janë përcaktuar firmat kontraktuese dhe punimet të cilat kanë filluar në muajin mars 2018 dhe do përfundojnë brenda një periudhe 2 vjeçare.

Xhamitë që po restaurohen nga TIKA janë: Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë, Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, si dhe Xhamia e Mbretit, Teqeja e Halvetive dhe Xhamia e Beqarëve në Berat./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne