Shtetet e Bashkuara të Amerikës falënderuan Turqinë

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert falënderoi qeverinë turke dhe forcat turke të sigurisë për inspektimet e zhvilluara pas informacioneve në lidhje me një aktivitet të mundshëm kundër ambasadës amerikane në Ankara.

Zëdhënësja amerikane bëri një deklaratë në lidhje me këtë çështje në konferencën për shtyp.

“Ambasada jone dje ishte e mbyllur ndaj shërbimeve të konsulencës dhe vizave. Ambasada jonë sot do të jetë plotësisht e hapur. Ne falënderojmë qeverinë turke, policinë dhe forcat e sigurisë që ndoqën këto inspektime” tha Nauert.

Kurse pyetjes në lidhje me arrestimet e bëra gjatë inspektimeve, Nauert iu përgjigj duke thënë: “Nëse kjo është e nevojshme për procesin dhe në qoftë se ka ndihmuar atëherë ne i falënderojmë ata”.

Prefektura e Ankarasë, kishte bërë të ditur se pas informacioneve të ardhura nga burimet amerikane se mund të bëheshin sulme terroriste ndaj ambasadës dhe nënshtetasve amerikanë u rishikuan masat e sigurisë dhe u morën masa të tjera shtesë.

Në lidhje me nismën për sulm u arrestuan 4 persona që ishin nënshtetas irakianë dhe anëtarë të organizatës terroriste DAESH./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne