Shqipëri-Lihtenshtejn: 2-0 për kuqezinjtë, shënojnë Roshi e Agolli

Odise Roshi dhe Ansi Agolli i kanë dhënë kryesimin 2:0 kombëtares në ndeshjen ndaj Lihtenshtejn në “Elbasan Arena” e vlefshme për grupin G të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Lihtenshtejnit.

Fillimisht me golin e anësorit Odise Roshi në minutën e 54’.

Ndërsa në minutën e 77, kapiteni Ansi Agolli do të dyfishojë rezultatin me golin e shënuar ndaj Lihtenshtejn në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0.

Tekniku i ri, Christian Panucci debutonte për herë të parë duke drejtuar kuqezinjtë.

Ashtu siç ishte parashikuar, ndaj Lihtenshtejn në “Elbasan Arena” do të shohim një Shqipëri sulmuese në ndeshjen që nisi në orën 18:00.

Trajneri Panucci vendosi t’i besojë përvojës së Berishës në portë, ndërsa në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli. Në mesfushë Abrashi, Basha, Memushaj, ndërsa në sulm Roshi, Grezda, Llullaku.

Formacionet:

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Abrashi, Basha, Memushaj, Roshi, Grezda, Llullaku.

Formacioni i Lihtenshtejnit: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne