Shqipëri–Serbi luhet më 7 qershor, gazetari Gjergj Thanasi paralajmëron incidente

Gazetari Gjergj Thanasi ka reaguar me tone të forta përmes një postimi në Facebook, lidhur me shqetësimet për mënyrën sesi autoritetet shqiptare mund të sillen ndaj tifozëve kuqezi në ndeshjen e shumëpritur Shqipëri–Serbi, e cila do të luhet më 7 qershor.

Thanasi ngre alarmin për një skenar të mundshëm represiv, duke e krahasuar me ngjarje të rënda nga e kaluara, si mënyra brutale me të cilën shërbimet sekrete serbe dhe policia federale trajtuan tifozët kroatë në ndeshjen historike mes Hajdukut dhe Partizanit të Beogradit.

Në postimin e tij, ai shpreh frikën se regjimi aktual shqiptar, që e cilëson “kuisling”, mund të përdorë dhunë ndaj tifozëve shqiptarë për të mos “prishur raportet” me Beogradin, dhe bën thirrje që Policia e Shtetit dhe Antiterrori të mos përsërisin precedentët e errët, si arrestimet e besimtarëve myslimanë në prag të ndeshjes Shqipëri–Izrael vite më parë.

Thanasi përmend edhe shembuj nga historia e afërt, duke përmendur prokurorin Eugen Beci, për të paralajmëruar se përdorimi politik i institucioneve të sigurisë ndaj shqiptarëve nuk mbetet pa pasoja.

Postimi i plote:

Qofsha gabuar, por une mendoj se Regjimi kuisling Rama do i shtroje ne hu tifozet Kuq e Zi per t’i bere qefin Vucicit dhe Serbise. Fiks sic veproi policia federale dhe SDB-ja serbe me tifozet kroate ne ndeshjen emblematike Hajduk – Partizani i Beogradit (shiko fotot).
Lus Zotin qe ne rradhet e policise shqiptare, ndoshta edhe ne rradhet e antiterrorit te kete police po aq patriote sa ai polici shqiptar i policise krahinore te Kosoves, qe ne vitin 1989 refuzoi urdherin e eprorit serb per te rrahur demostruesit kosovare, shqiptare etnike!!!
Miq ne ne Shqiperi kemi precedentin e ndyre, kur antiterrori per te siguruar fitore per skuadren izraelite te futbollit mbushi burgjet me “mjekrra” myslymane te pafajshme (me vendim gjykate te formes se prere).
Dashte Zoti kesaj rradhe Antiterrori, Policia e Shtetit ne pergjithesi dhe segmente kuilsinge te drejtesise shqiptare mos te jene aq antishqiptare dhe proserbe, sa ishin pro izraelite dhe anti shqiptare ca vite me pare.
U kujtoj kuislingeve shqiptare, qe te kene parasysh fatin e prokurorit Eugen Beci, qe e flaken ne rruge si limon te shtrydhur, mbasi nuk u duhej me si comange kundra ” mjekrrave” te ngrata te myslymaneve shqiptare😢😢😢/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne