Shqiperia denon me burg gazetaren iraniane Lejla Bagerza Dekavari, per ti bere qejfin MEK-ut

Dy muaj mbas prangosjes, ne aeroportin e Rinasit gjate udhetimit tranzit drejt Francës gazetarja iraniane Lejla Bagerza Dekavari mbahet ne burg. Edhe pse ajo këmbënguli në Gjykatën e Apelit se u largua nga Irani mbas kërcënimeve për jetën jo vetëm për shkak të profesionit si gazetare, por edhe refuzimeve për tu mbuluar, ajo mbahet ne burg nga autoritetet shqiptare.

Lejla Bagerza Dekavari u prezantua si një mbështetëse e grave që u detyrua të braktisë atdheun për një jetë më të mirë në Evropë. Por kersesat e Lejles nuk kane bindur gjykatësit spurdhjake shqiptare te cilet e kane lene ne burg nga frika e amerikaneve.

Lejla udhetoi një dokument të falsifikuar dhe nën identitet çek nga Teheran – per ne Stamboll, dhe me pas tentoi të kalojë tranzit përmes Tiranës duke patur si destinacion Francën. Udhetimet te ketilla qe shqiptaret qe nga Edi Rama e deri te shqiptaret e thjeshte bejne rendom.

Por Lejla po mbahet ne burg pasi ajo dyshohet për falsifikim dokumentash. Avokati mbrojtës i gruas i caktuar nga shteti këmbënguli se mbasi iraniania ja doli mbanë të lërë rregjimin mbas krahëve ajo kerkonte te shkonte drejt Frances.

Megjithate, ne Shqiperi nuk ka liri per iranianet. 46-vjeçarja do te qendrojne ne burgjet e Shqiperise per ti bere qejfin amerikaneve dhe muxhahedineve te Manzes. Gjykatesi i Apelit e ka justifikuar aktin e tij brutal ndaj gruas iraniane me dyshimin se ajo kishte planifikuar të udhëtonte drejt Bashkimit Europian me dokumenta false dhe nëse asaj i ndryshon masa e sigurisë, egziston mundësia e arratisjes edhe nga Shqipëria.

Ndersa Shqiperia arreston dhe burgos azilantet e thjeshte iraniane, armata muxhahedine ne Durres ben namin duke fallsifikuar dokumente dhe derguar klandestine ne Evrope dhe asnje gjykate nuk ka denuar deri me sot drejtuesit e rrjetit te trafikanteve muxhahedine. / impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne