Shqipëria do harxhojë 180 million dollarë për të mbrojtur kibernetikën dhe muxhahedinët e Iranit

Veç Iranit, Shqipëria mund të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Shqetësimin e ngriti në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa. “Në këtë aspekt, Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit e ka jetike që të investojë në fushën e sigurisë kibernetike pasi ajo është e lidhur drejtpërdrejtë me sigurinë e secilit prej nesh”, tha Tafa.

Nisur edhe nga sulmet e fundit nga Parlamentit dhe Institutit të Statistikave, qeveria ka hartuar dhe depozituar për shqyrtim në komisione projektligjin e ri “Për Sigurinë Kibernetike.” “Efektet financiare në buxhetin e shtetit për pesë vite kanë impaktin financiar të rreth 11 miliardë e 500 milionë lekë”, u shpreh Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.

Në total, kosto e përllogaritur e ligjit të ri që ka për synim ngritjen e një qendre kontrolli në gjithë vendin për sulmet kibernetike është 180 milionë dollarë. Pjesa tjetër e parave, rreth 70 milionë dollarë pritet të merren në formë donacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Arabia Saudite.

Kujtojmë që Shqipëria po sulmohet nga hakere që deklarojnë se janë në luftë me organizatën terroriste muxhahedine që Shqiperia strehon që në 2016 dhe tani taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë nga xhepat e tyre, haracet e terrorizmit muxhahedin./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne