Shqiperia e pare nga Kanadaja: bisede me Petron mbi realitetet shqiptare ne kohen e korrupsionit

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi bashkebisedon nga Toronto e Kanadase me Petro Prodanin mbi realitetet shqiptare ne kohen e korrupsionit qe solli renia e sistemit komunist ne Shqiperi. Flitet per niveli e ulet kulturor qe ekziston te shume shqiptare, injorancen dhe gjuhen e dhunshme dhe pakulture qe shihet ne debatet e internetit, televizionit, facebookut etj. Diskutohet per investimet “gri” apo parate qe vijne nga burime te dyshimta te droges dhe krimit te organizuar.

Tregohet sesi paraja e zeze eshte baza e sistemit kapitalist dhe kjo qe po ndodh ne Shqiperi eshte ajo qe ka ndodhur edhe ne Perendim me heret. Diskutohet per mentalitetin barbar qe dominon sot shqiptaret dhe pushtimi i Shqiperise nga njerez pa kulture sot krahasohet me pushtimet barbare dhe beduine qe i kane ndodhur me pare qyteterimeve. Flitet per renien e universiteteve dhe sistemit arsimor ne Shqiperi dhe analizohet renia e trendit te kultures dhe kohen dhe momentin kur shqiptaret do te behen perseri te kulturuar sikur kane qene ne kohen e komunizmit apo sikur shume shoqeri perendimore jane.

Ne fund flitet per historine; nacionalizmin shovinist dhe refuzimin e historianeve shteterore ne Shqiperi qe ti tregojne shqiptareve historine e tyre te kaluar osmane dhe bizantine. Flitet per injorancen e historicizmit iliro-pellazg, per deshtimin e shqiptareve per te rishkruar historine pas renies se komunizmit; dhe deshtimin e komuniteteve te krishtera dhe muslimane per te shkruar historine e tyre te kaluar osmane, bizantine, heleniste etj, dhe rrefimin e historise se tyre nen suazen e injorances iliro-pellazge-katoliciste.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne