Kreu i KQZ-së: Subjektet politike dhe kryebashkiakët të plotësojnë detyrimet sipas Kodit Zgjedhor!

Ndërsa na ndajnë 73 ditë nga dita e zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, vjen më një thirrje drejtuar partive politike në vend.

Përmes një postimi në Twitter, Celibashi thekson se fushata do të nisë 30 ditë para zgjedhjeve. Sipas Celibashit, subjektet politike dhe kryetarët e bashkive duhet të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

MESAZHI I CELIBASHIT

Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Me afrimin e fushatës zgjedhore u bëj thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne