Bota

Turqit ujgurë vazhdojnë protestën e tyre para konsullatës kineze në Stamboll

Në pamundësi për të marrë lajm nga familjet e tyre që jetojnë në rajonin autonom ujgur Xinjiang të Kinës, turqit ujgurë vazhdojnë protestat e tyre para konsullatës kineze në Sarıyer të Stambollit.

Një grup i turqve ujgurë u mblodhën për të protestuar para konsullatës kineze në Stamboll duke mbajtur në duart e tyre pankarta dhe valuta pasi nuk mund të merrnin lajm për një kohë të gjatë nga familjarët e tyre në Kinë. Protestuesit kërkuan informacione në lidhje me anëtarët e familjes që ata kanë frikë se mund të mbahen në kampe të paraburgimit në Kinë.

Salih Emin, i cili lexoi deklaratën për media në emër të grupit tha se “Kina ka zbatuar një politikë shtypëse dhe diskriminuese kundër turqve ujgurë” për shumë vite dhe tha se bota duhet ta ndalojë këtë.

Duke theksuar se është e drejtë themelore e njeriut që njerëzit të komunikojnë me familjet e tyre, Emin tha se Kina shkel këtë të drejtë dhe nuk i intereson për kritikat.

Duke u shprehur se ata janë turq dhe muslimanë, Emin tha se, “Shteti kinez nuk dëshiron që organizatat e të drejtave të njeriut të bëjnë hetime në vend. Për shkak se ka frikë. Gjenocidi atje është i vërtetë. Dhe nuk dëshiron që bota ta dijë se është e vërtetë”.

Ujgur İparhan i cili 8 vjet më parë kishte ardhur në Turqi për t’u shkolluar tha se nuk kishte mundur të komunikonte me familjen e tij që nga viti 2016. Ai tha se së bashku me të edhe persona tjerë turq ujgurë nuk mund të kontaktonin familjarët e tyre që jetojnë jashtë Turkistanit Lindor.

Ndërsa Habibe Ömer tha se ajo nuk mund të komunikonte me familjen e saj në asnjë mënyrë për 6 vjet dhe sipas informacionit që mori, shumica e anëtarëve të familjes së saj u dërguan në “kampe përqendrimi”. “Thjesht na jepni një zë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Abdullah Resul deklaroi se ata u mblodhën para konsullatës për të mësuar në lidhje me fatin e të afërmve, fqinjëve dhe miqve të tyre. “Ne duam që njerëzit në kampet e përqendrimit dhe kampet e përqendrimit të fëmijëve të lirohen menjëherë”, tha Resul.

Anëtari i Fakultetit të Shkencave të Biznesit dhe Menaxhimit të Universitetit, Sabahattin Zaim në Stamboll, Burhan Uluyol tha se “Kina mizore ka arrestuar babanë, nënën, vëllezërit, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e mi për katër vjet. Ne jemi këtu për të qenë zëri i tyre”, tha Uluyol./AA

OPINIONE