Shqipëria hap së shpejti ankandin për kërkimin e naftës në det

Qeveria e Shqipërisë do të hapë së shpejti ankandin për kërkimin e naftës në det.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, e paralajmëroi këtë gjatë një aktiviteti për zhvillimit e sektorit detar.

“Shumë shpejt, Shqipëria do të hapë dhe ankande për eksplorimin e naftës. Ka interes nga kompani të mëdha ndërkombëtare për eksplorimin në det”, tha Gjiknuri, transmeton Ora News.tv.

Ai deklaroi se qeveria ka në vëmendje edhe zhvillimin e infrastrukturës portuale e cila do të realizohet kryesisht përmes Partneritetit Publiko Privat (PPP), duke sjellë në vëmendje projektin për portin e Karpenit.

“Ka interes edhe për ndërtime të porteve private. Qeveria shqiptare i inkurajon ato, sepse infrastruktura portuale është e shtrenjtë dhe buxheti i shtetit nuk e përballon dot”, tha ai.

Për të mbështetur zhvillimin e sektorit detar, Norvegjia mbështeti Shqipërinë me një fond prej 1.4 milion eurosh, me të cilin parashikohet hapja e programeve të posaçme të studimit për transportin detar në Universitetin e Vlorës dhe në Universitetin e Durrësit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne