Shqiperia nga Edikti i Kostandinit te Traktati i Berlinit

Ne videon me siper Olsi Jazexhi diskuton me Xhafer Sadikun librin me te fundem te Xhaferit me titull: Midis Perandorive dhe Religjioneve: nga Edikti i Kostandinit te Traktati i Berlinit. Librin te cilin Xhaferi e ka botuar pas nje pune te lodhshme studimore, Olsi ia prezanton publikut shqiptar si nje liber me vlera.

Ne bisede i behet nje rezyme librit i cili trajton historine e shqiptareve qe nga koha e Ediktit te Kostandit te Madh kur shqiptaret u kristianizuan me dhune e deri ne kohen e Kongresit te Berlinit kur nisi ofensiva e madhe e Evropes se Krishtere kunder muslimaneve ne Ballkan. Libri tregon hapjen e krishterimit, konfliktet nderkishtare, perhapjen e Islamit, pushtimet e shumta te viseve shqiptare nga tribu dhe mbreteri evropiane, triumfin e osmaneve ne Ballkan, rolin kyc qe shqiptaret paten ne Kalifatin Osman, konfliktet e shumta brenda osmane dhe me ne fund tragjedine qe i gjeti shqiptaret me renien e Perandorise Osmane dhe fitoren e Evropes kunder osmaneve dhe shqiptareve.

Libri i z. Sadiku eshte botuar vetem ne 50 kopje pasi institutet shkencore dhe universitetet ne Shqiperi nuk pranojne te botojne libra qe tregojne tragjedine e muslimaneve shqiptare.

Per kete arsye ne video apelohet qe te ndihmojne z. Xhafer Sadiku qe kete liber ta shtypin me tirazhin 1000 kopje minimalisht.

Personat qe mund ta ndihmojne kete projekt shkencore jane te lutur te kontaktojne ne emailin: olsijazexhi @ gmail.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne