“Shqiptarët, gjakpirës e terroristë”, Haradinaj shkarkon ministrin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviç, pasi ky i fundit ka ofenduar shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Postimi i Haradinajt:

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet.

Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. RH

Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviç ka ndjekur rrugën e ish-zëvendësministres, Vesna Mikiç.

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe turpëruese.

Ministri nuk ka nguruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi.

Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës.

Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan./Indeks online

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne