Tahrir al-Sham i udhëhequr nga Al Nusra, vret civilët në Idlib

Hayat Tahrir al-Sham i udhëhequr nga Al Nusra, krahu sirian i Al Kaidës, i ka vrarë duke i goditur në kokë 3 persona të akuzuar për rrëmbim.

Ndërkohë që xhihadistët vazhdojnë vrasjet dhe sulmet kundër njëri – tjetrit, Tahrir al-Sham i cili mban më shumë se gjysmën e qytetit të Idlibit, vret civil të cilët i konsiderjnë fajtorë. Tahrir al-Sham kishte arrestuar tre civil para dy muajsh me akuza për rrëmbimin e njerëzve në qendër të Idlibit. Organizata vendosi të ekzekutonte tre persona duke pretenduar se i kishte gjykuar ata në gjykatën e vet të Sheriatit. Organizata qëlloi në kokë tre persona në qendër të qytetit para syve popullit.

Në një deklaratë të bërë nga Tahrir al-Sham, u tha se civilët janë vrarë me pretendimin se ata kanë rrëmbyer njerëz në Idlib. Në një deklaratë të bërë nga agjencia e Tahrir al-Sham, u deklarua se të vrarët kishin rrëmbyer njerëzit për para.

Agjencia po ashtu transmetoi pamjet e militantëve të Tahrir al-Sham, duke ua fshehur atyre fytyrat. Pamjet e transmetuara përmbajnë skenat e momenteve të ekzekutimit. Në këto pamje shihen 3 persona duke u goditur në kokë me armë automatike, ndërsa i kanë sytë e mbyllur.

Ndërkohë , gjatë muajit të fundit, Tahrir al-Sham kishte vrarë 8 antarë të ISIS-it duke i goditur në kokë.

Tahrir al-Sham, e cila nga shumë shtete, siq janë Turqia, SHBA, Rusia dhe vendet evropiane, konsiderohet një organizat terroriste, herë pas here rrëmben, vret dhe arreston njerëz në qendër dhe në fshatrat e Idlibit.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne