Bota

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei i kërkoi Abdulmehdit të dëboj trupat e SHBA-së nga Iraku

Udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u takua me kryeministrin e Irakut Adil Abdulmehdi, ka kërkuar që të bëhen përpjekje për të hequr trupat amerikane nga Iraku.

Sipas një deklarate të bërë nga zyra e Khameneit, Abdulmehdi bëri një vizitë zyrtare dy ditore në Teheran dhe diskutoi me udhëheqësin iranian, Ajatollah Ali Khamenei në lidhje me zhvillimet në rajon. Khamanei i cili u shpreh se marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut janë të rëndësishme, dhe shtoi se: “Ju duhet të bëni një hetim në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të tërheqin trupat e tyre nga Iraku sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Khamenei u shpreh se: “Kur ushtarët amerikan qëndrojnë për një kohë të gjatë në një vend, ata shkaktojnë probleme. Prania e ushtarëve amerikanë dëmton vendet e rajonit dhe popujt e tyre.” Udhëheqësi i Iranit shtoi se parlamenti i Irakut, qeveria dhe politikanët nuk ishin të pëlqyer në sytë e Shteteve të Bashkuara dhe se Uashingtoni po planifikon t’i fshij ata nga skena politike.

Khamenei, i cili vuri në dukje se SHBA nuk ka ndërmend të qëndrojë në Irak vetëm si një ushtri, vuri në dukje se: “Qeveria e Uashingtonit ka në plan të qëndrojë në këtë vend për një kohë të gjatë dhe të krijojë një qeveri ashtu si vitet e para të pushtimit.” Duke thënë se qëllimet e vërteta të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite janë të ndryshme nga njëra – tjetra, Khamenei u shpreh se: “Kur ISIS pushtoi Mosulin, këto vende u dërguan atyre armë dhe pajisj. Kur ISIS u mposht, ata filluan të thonë se janë miq të Irakut. SHBA dhe zgjerimet e saj në rajon shohin demokracinë aktuale të Irakut, lëvizjet politike në qeveri dhe udhëheqësit e saj si në kundërshtim me interesat e tyre.”

Ndërsa, Abdulmehdi tha se ushtria e Iranit dhe populli i tij qëndruan vazhdimisht pranë tyre dhe se fal tyre, ata mundën ISIS-in, si dhe shtoi se: “Marrëdhëniet në mes të Iranit dhe Irakut janë historike dhe ne kemi deklaruar se kurrë nuk do të ju përmbahemi sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit.”

Burimi : Sputnik News / ML

OPINIONE