“Shqiptarët do na i marrin të gjitha, janë fëmija i përkëdhelur i Amerikës”

Analisti dhe gjeopolitologu grek Dhimitris Kicikis, ka ngritur alarmin në shtetin helen duke treguar sipas tij, planin amerikan për copëtimin e Greqisë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Në emisionin ‘Kontrastet’ (ΑΝΤΙΘΕΣΕΙΣ) në televizionin grek Kreta (ΚΡΗΤΗ-ΤV) ka shpalosur sipas tij planin amerikan për Ballkanin.

Duke iu referuar hartave të realizuar nga vet ai, Kicikis shton se së shpejti do të bëhet Shqipëria e Madhe e cila do të përfshijë Epirin e Greqisë (Çamërinë deri në mes të Greqisë së sotme) dhe gjysmën e Maqedonisë deri në Shkup.

Ai shton se Amerika po projekton krahas Shqipërisë së Madhe të krijojë edhe Maqedoninë e Madhe me kryeqytet Selanikun dhe Trakën e Madhe.

Kicikis shprehet se Shqipëria është ‘fëmija i përkëdhelur’ i Amerikës.

Jo vetëm kaq, Kicikis shton se edhe Kreta do të bëhet e Pavarur për shkak të një kanali detar që do të krijohet në Egje.

Pjesë nga emisioni:

Dhimitri Kicikis: Diku këtu është propozimi im. Në Ballkan shikojmë Shqipërinë e Madhe, Maqedoninë e Madhe, Traken e Madhe.

(Ndërhyn gazetari). Por unë shikoj që aty ku thuhet Shqipëria e Madhe, përfshin edhe tokën greke, Epirin.

Dhimitri Kicikis: Natyrisht!

Gazetari: Nuk është kjo, ajo që dëshironi, por tregoni atë që dini (duke iu referuar hartave të paraqitura nga Dimitri Kiciki).

Dhimitri Kicikis: Tregon atë që di unë, që do të bëjnë amerikanët.

Gazetari: Dua ta qartësoj që mos të kemi keqkuptime.

Dhimitri Kicikis: Natyrisht! Jo se e dua unë, por ky është plani i amerikanëve, por thjesht nuk është publikuar. Planet amerikane dolën hapur për shtetet e Azisë, por nuk janë paraqitur për Evropën.

Atëherë, marrim Shqipërinë e Madhe. Shqipëria është ‘fëmija i përkëdhelur’ i Amerikës, janë kurdët e Ballkanit. Prandaj shqiptarët janë 100% pro Amerikës.

Projekti i Shqipërisë së Madhe është: Shqipëria e sotme do të bashkohet me Fushë- Kosovën, do të bashkohet me Shkupin në Lindje dhe normalisht (thonë amerikanët edhe pse nuk është vendosur) Shqipëria do të marrë edhe Epirin grek. Pra do të bëhet Shqipëria e Madhe.

Pastaj, sërish me planin amerikan do të bëhet Maqedonia e Madhe me kryeqytet Selanikun. Dmth, ajo çfarë ka mbetur nga Shkupi, do të bashkohet me zonën e Maqedonisë së Greqisë dhe kryeqyteti do të shpërngulet nga Shkupi në Selanik. Kështu do të behët Maqedonia e Madhe e pavarur.

Gazetari: E përsëris. Ky është projekti e Amerikës. Unë duhet ta përsëris, më lejoni.

Dhimitri Kicikis: Shteti i tretë tani, Traka e Madhe (zona Thrakis në Greqinë e sotme). Dmth 3 Traket, Traku i lindjes, ajo e perëndimit dhe ajo në zonën e Bullgarisë që do të bëhet e Pavarur.

Harta numër 2

Dhimitri Kicikis: Kjo është që të shikoni pamjen e krijimit të Shqipërisë së Madhe, Maqedonisë së Madhe dhe Trakës së Madhe. Urdhëro! Kjo që mbetet do të jetë Greqia. Edhe Kreta do të bëhet e Pavarur. Është një tjetër hartë që do ta shpjegoj.

Gazetari: Të lutem një minutë, jo do të bëhet e Pavarur, por duan ta bëjnë të pavarur. Unë nuk do lodhem duke e përsëritur këtë (i referohet planeve amerikane)

Dhimitri Kicikis: Natyrisht! Duan amerikanët. Do ta shpjegoj edhe pse e duan. Është një tjetër hartë. Është një hartë që tregon Egjeun që e kam bërë me dorë.

Gazetari: Pra po më thoni që shteti helen do të mbetet Greqia Qëndrore, Peloponezi dhe disa ishuj?

Dhimitri Kicikis: Është plani i 1897. Diçka me shumë rëndësi. Amerika do të kontrollojë Egjeun. Egjeu duhet që të kenë një kanal si ai i Panamasë ose e Suezit. Ky kanal është natyror. Fillon nga Deti i Zi, kalon në Bosfor, vijon në qendër të Egjeut dhe përfundon në Kretë.

Plani i Amerikës është: që te jetë ky kanal që do t’i hapë rrugët atyre që të kalojnë dhe në fund është Kreta.

Që të arrihet kjo duhet që të kenë bashkëpunimin e Greqisë dhe Turqisë. Duhet të japë dikush dhe të marrë dikush. Roli i Amerikës është që Turqia të marrë 12 miljet dhe në këmbim të ketë një shfrytëzim të përbashkët të Egjeut mes Greqisë dhe Turqisë dhe të pranojnë këtë kanal.

Ky kanal, mund t’i përkasë të dy shteteve, por nën çadrën e Amerikës. Amerika ka vendosur që Kreta të bëhet e Pavarur sepse është në Mesdhe dhe duan ndarje. Pra do kemi kalimin nga Gibraltar, Malta, Kretë, Qipro dhe Izrael. Ky zinxhir dmth, po nuk pate Kretën, nuk bëhet.

 

Kush është Dimitris Kicikis?

Dimitris Kicikis  (në foton kryesore) ka lindur në Athinë në vitin 1935.

Është historian grek, turkolog, studiues i kultuës kineze dhe pedagog në Univeristetin e Otavas në Kanada nga viti 1970.

Ai është anëtar i Akademisë ‘Royal Society of Canada’ nga vitit 1999.

Kicikis është pedagog, gjeo-politolog, poet, historian, filozof dhe shkrimtar.

Duke iu referuar të dhënave në Wikipedia, ai rrjedh nga një familje intelektualesh dhe pedagogësh nga babai i tij dhe gjyshi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne