Degjenerohet Disney: Promovon homoseksualizmin dhe e bën atë normë në filmat që shohin fëmijët

“Frozen 2” pritet të publikohet në vitin 2019, pas suksesit të pjesës së parë, i cili konsiderohet si filmi më fitimprurës i Disney, duke thyer kështu edhe rekordin.

Por pjesa e dytë e këtij filmi duket të shënojë një kthesë jo të pranishme në filmat e Disney, ku princeshat martohen me princër. “Frozen 2” duket të ketë një martesë të gjinisë së njëjtë.

Jennifer Lee, bashkëregjisore e këtij filmi ka tronditur rrjetin, pasi ka zbuluar për kthesat në “Frozen 2”.

Lee ka deklaruar për Huffington Post se është e hapur ndaj idesë që Elsa të jetë lesbike në filmin e dytë.

“Kemi biseduar për këtë, jemi koshientë, por nuk e kemi marrë vendimin”, ka thënë ajo.

“Ne do të prekim ato çështje që ekzistojnë dhe përballen çdo ditë fëmijët, burrat dhe gratë”, tha Chris Buck, bashkëregjisor i “Frozen”.

Nëse do të merret ky vendim, atëherë Elsa do të jetë princesha e parë lesbike në historinë e Disney.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne