Pas 10 vitesh, Lugina më në fund zgjohet nga gjumi: Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një video-incizimi në Facebook, tha se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre.
“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces. Për këtë arsye, po përgatitemi për të organizuar një protestë paqësore,popullore, në të tri qytetet e Luginës,” u shpreh Lutfiu.
Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar.
Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë shprehën shqetësimin e tyre për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se kjo praktikë bie në kundërshtim me obligimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, kanë paralajmëruar për diskriminim nëpërmjet çaktivizimit të adresave – gjë të cilën përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë e kanë mohuar.