Imami i një xhamie në komunën e Zemunit në Beograd, ka mbledhur sot qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë atje për të protestuar kundër rrënimit të xhamisë së tyre, nga autoritet komunale të Zemunit.
Imami i kësaj xhamie mbrëmë kishte bërë thirrje përmes një video incizimi në facebook që të dilet sot dhe të protestohet nga shqiptarët në mbrojtje të xhamisë së tyre, e cila do të rrënohet në prag të muajit të shenjt të Ramazanit.