Shqiptaret popull nomad, me prejardhje turke

nga Fabjan Ceka.

Shqiptaret si efekt kolateral turk ne Ballkan dhe si makth i qyteterimit kane nje histori shume te ngaterruar. Per ta kuptuar ate na duhet te shojme shum larg ne kohe dhe shum larg Shqiperise. Per te kuptuar shqiptaret, marredhenien e tyre me token dhe punen, duhet se pari te kuptojme origjinen e turqve, pasi shqiptaret jane pasardhes te drejteperdjejte te popullsive turke nomade qe Perandoria Osmane dergonte ne Shqiperi per te pushtuar ato territore ne Ballkan qe ne sot quajme Shqiperi.
Origjina e turqve nuk eshte Anadolli, por nje territor qe shkon nga Azia Qendrore deri ne Siberi. Turqit ishin popuj nomad te ndare ne fise, ata ishin barinj delesh te cilet nuk e njihnin bujqesine dhe jetonin vetem me blegtori, plaçkitje dhe lufte. Turqit leviznin neper stepat e Azise Qendrore per te gjetur territore ku mund te çonin delet apo dhite e tyre per te kullotur, kjo e bente te pa mundur qe ata te krijonin nje jete sedentare dhe te vendosnin rrenje ne nje territor te caktuar. Pasuria e tyre bazohej te numri i bagetive qe nje bari mund te kishte. Zbutja e kalit i dha nje hap gjigand perpara shoqerise te popujve te stepave. Lidhja e tyre me kalin beri qe te perfeksionohej dhe zhvillohej shume me shejt jeta e popullsive nomade. Marredhenia njeri-kale beri qe te lindnin struktura shoqerore me te sofistikuara te bazuara mbi nomadizmin. Levizjet per te gjetur territore me te medha per ku te kullosin bagetite e tyre tashme ishte me e lehte. Distancat e largeta nuk perbenin me nje problem. Te qenurit gjithmon ne levizje beri qe fiset nomade mos te kene nevoj per shtepi, por per çadra. Kudo qe shkonin ata spostonin edhe çadrat e tyre, te cilat nuk kishin tavolina apo karrige, luge apo pirunje. Neper çadra ulej kembekryq dhe haej me duar ne tepsi. Shtepite e vjetra shqiptare jane imitimi i çadrave nomade turke. Ne to nuk ka tavolina apo karrige dhe pjata. Ne to rrihet kembekryq dhe haet me duar ne tepsi si turqit e vjeter.
Turqit osman jane nje nga shume popuj dhe fise nomade te stepave te Azise Qendrore. Osmanet shfaqen ne histori ne fillimin e shekullit te XIV. Presioni i Perandorise Mongole beri qe disa popullata turkmene te spostohen drejt zonave veri – perendimore te Anadollit, qe ne ate kohe ishte pjese e mbreterise Selxhuke. Themeluesi i dinastise Osmane eshte Osman Gazi.
Pushtimi i Ballkanit nga Osmanet zgjati rreth nje shhekull e gjysem, pra qe nga gjysma e dyte e shekullit te XIV deri ne fillim te shekullit te XVI. Ky pushtim nuk ishte i lehte duke pasur parasysh relievin malor te Ballkanit, vete fjala Balkan eshte nje fjale turke qe do te thote vargmal.
Ne kete periudhe 150 vjeçare pushtimi i Ballkanit nga Osmanet, emigrimi ne Ballkan i popullsive turke nomade ishte mjaft i perhapur. Rasti i Shqiperise eshte disi i veçante nga ai i vendeve te tjera te Ballkanit, duke qene se Shqiperia pati nje emigrim masiv drejt Greqise qe ne shekullin e XIV, nga ku edhe sot ato popullata qe emigruan nga Shqiperia njhen me emrin Arvanitas. Ne shekullin e XV emigrimi drejt Italise i popullsive te krishtera ishte edhe me i madhe. Ky emigrim masiv i popullsive te krishtera vendase krijonte ambjentin ideal per emigrantet e tjere qe vinin nga Azia pasi zona te tera ishin komplet te shpopulluara si rrjedhoj e luftimeve kundra osmaneve dhe emigracionit.
Toponimet qe gjenden ne Shqiperi e reflektojne me se mire kete emigrim te popullatava aziatike drejt Shqiperise.
Toponimi Kashar: nga vilajeti i Kandaharit ne Afganistan. Toponimi Yzberisht vjen nga turqishtja üzber qe do te thote uzbek, pra nga Uzbekistani. Fshatra si Gume apo Guman, qe do te thote ne turqisht kasolle barinjsh. Çizmeli: qytet i Turqise lindore. Hallula, qytet ne luginen e Eufratit. Helshan: qytet i Turqise lindore. Babrru: qyet i Afganistanit lindor. Toponimi Kurdari, qe do te thote Kurd. Mamurras: nga Mamur, nje kala e Turqise jugore. Langozaj: nga Langoz, nje qytet turk ne Detin e Zi. Toponimet Dollan dhe Dolanak ne zonen e Beratit. Djalekti dolan, eshte nje djalekt ujgur qe flitet ne Xinjiang (Kine), Indi dhe Iran. Toponimi Gojan: Gojanet jane nje fis kurd. Toponimi Kangarem ne zonen e Vlores: Kangaret ishin nje popull nomad te cileve i jane humbur gjurmet ne shekullin e XVI. Pese toponime fshatrash me emrin Turan: Turan eshte term ne persisht qe perdorej per te pershkruar popujt dhe vendet e Azise Qendrore dhe qe do te thote “toka e Tureve”. Toponime si mali Tartar dhe nje fshat me emrin Tartaj nga emri i popullsive Tartare. Toponimi Mukaj i qarkut te Tiranes: Mukaj ne gjuhen iraniane do te thote fis, familje, klan.
Keto toponime jane vetem nje grimce rere ne pafundesine e toponimeve me origjine aziatike qe ndodhen ne Shqiperi.
Kuptohet qe vendosja e ketyre popullsive ne Shqiperi ndryshoj komplet mentalitetin, menyren e jeteses, botekuptimin, kulturen e vendit. Gjate gjithe periudhes osmane, popullsite qe u vendosen ne Shqiperi punonin si mercenar per Per Sulltanin. Lufta dhe plaçkitja ishte menyra e jeteses te ketyre popullsive. Punimi i tokes ishte diçka e pakuptuemshe dhe e papranueshme per ta. Blegtoria perbente aktivitetin tjeter ekonomik pertej luftes dhe plaçkitjes per ta. Bujqesia ishte diçka qe injorohej komplet, ose perdorej shum pak.
Renia e Perandorise Osmane dhe humbja e territoreve te saj ne Ballkan si pasoj e lufterave ballkanike, beri qe popullsia mashkullore te mbetej pa pune. Shekuj te tere lufterash kishin formuar nje karakter sui generis te shqiptareve. Lufta dhe plaçkitja kishte qene nje stil jetese. “Burrat nuk punojne se te perqesh bota” siç thote Gjino tek filmi Perralle nga e kaluara. Per kete popull te ri puna ishte nje turp, ajo i takonte vetem grave, te cilat nuk trajtoheshin si njerez, por si kafshe shtepiake. Tashme ne Shqiperi u formua nje popull qe rrinte ulur kembekryq, hante me duar ne tepsi dhe nuk perdorte karrige apo tavolina. Injoronte punimin e tokes dhe ishte i dashuruar me luften dhe plaçkitjen.

Shqiperia Socialiste, Marksi dhe Engelsi

Kalimi nga nje ekonomi mesjetare feudale ne nje ekonomi te planifikuar dhe te çentralizuar i dha nje hap gjigand drejt zhvillimit te shoqerise shqiptare. Ndertimi i shoqerise socialiste i bazuar ne parimet e socializmit shkencor te Marxit dhe te Engelsit, beri te mundur kalimin e te gjitha etapave qe kishte kaluar shoqeria evopiane ne pese shekuj, ne e vetem 45 vite tek shqiptaret. Kolektivizimi, planifikimi, kooperativizimi, ishin koncepte aliene per shqiptaret. Ata ishin mesuar ne nje shoqeri mesjetare ku toka nuk punohet, rrihet kembekryq deri sa te vij thirrja e Sulltanit per lufte dhe ku mund te plaçkiten territore. Mosdashja e shqiptareve per token, urrejtja e tyre per punen, beri qe shqiptaret ta shihnin ne menyre skeptike kete sistem te ri te ardhur nga Perendimi. Megjithate, me gjithe veshtiresit qe paten, u bene aarritje te medha ne arsim, shendetesi, ekonomi, shkence, bujqesi, blegtori, ushtri, elektrifikim, kinematografi, etj. Duke mos harruar se keto ishin gjera inegzistente perpara se te krijohej Shqiperia Socialiste.
Duhet patur parasysh se sistemi qe u vendos ne Shqiperi nuk ishte diktatura e proletariatit ashtu siç e kishte menduar Marxi. Ne Shqiperi ishte diktatura e nje partie dhe jo diktatura e proletariatit, dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe, pasi ne Shqiperi nuk egzistonte proletariati ne rradhe te pare. Ne Shqiperi nuk kishte industri, nuk kishte fabrika dhe klase puntore, pra nuk egzistonte menyra e prodhimit kapitalist. Te gjitha keto u realizuan gjate periudhes socialiste ne Shqiperi. Ne Shqiperi u vendos nje sistem kapitalist i kontrolluar nga shteti, pra nje kapitalizem shteteror. Shqiptaret kurrsesi nuk mund ta kuptonin kete sistem qe kishte si qellim ti çonte drejt socializmit. Prapambetja e thelle e mentalitet, tradita nomade, mosdashja e tokes dhe punes, mospranimi i rregullave, e çonin kete popull drejt pelqimit te gjerave siperfaqesore, drejt konsumizmit. Saltot mortale te tyre per te pare produktet e funderrinave te konsumizmit totalitar, flasin qart. Per arsye historike, shiptaret kane tendencen te anojne nga siperfaqesorja, behen si te marre drejt xixave. I pelqen konsumi, e gjejne vete ate. Menyra e tyre e jeteses i çon drejt asimetrise dhe te ndihen ne veshtiresi ne nje sistem simetrik. Eksperienca e Shqiperise Socialiste e hedh poshte teorine e rracave. Teori qe besojne se ka disa rraca qe jane me te zgjuara dhe me te afta per te ndertuar shoqeri te zhvilluara se disa te tjera, bie poshte ne rastin e socializmit ne Shqiperi. Ne nje sistem ku ka pune dhe disipline nuk ka rendesi origjina e nje populli. Origjina dhe menyra e jeteses e shqipetarve ishte e kunderta e nje sistemi qe kerkon te ndertoj nje shoqeri socialiste, por edhe ne keto rrethana mjaft te veshtira, shqipetaret arriten te ndertojne nje shtet te bazur mbi parime shkencore. Kultura e punes nuk i perkiste popullit shqiptar, por ja qe fale planifikimit dhe te nje shteti te ndertuar mbi punen dhe jo shfrytezimin, shqipetaret filluan te punojne, gje qe nuk kishte ndodhur kurre me pare. Per nje çast u harrua tradita nomade, por vetem per nje çast.

Shqiperia Kapitaliste, Terapia e Shokut si implementim i teknikave naziste ne shoqerine shqipetare

Kampet e perqendrimit nazist si kulminimi i menyres te prodhimit kapitalist dhe dhomat e gazit si realizim i qellimit te fundem te kapitalit kundrejt njeriut, duke kthyer njeriun vetem ne nje ingranazh ne arritjen e shtimit te kapitalit. Kthimi i qenies njerezore vetem ne nje statistik kundrejt kesaj menyre prodhimi e shofim me se miri ne kampet e perqendrimit naziste. Mos pasja e shpresesh, degjenerimi, harresa e vetevetes, alienimi, shperfytyrimi, tallja me vetveten, me jeten dhe me te tjeret. Uniformat e te burgosurve te gjitha njelloj, vetem nje numer si menyre per ti dalluar nga njeri tjetri, trasformimi ne statistika dhe dizintegrimi i njeriut. Harresa e nje menyre tjeter jetese, e shpreses. Mazokizmi si struktur mendore, perçmimi ndaj gjerave ndryshe, ndalimi i kohes. Eksperimentet ndaj statistikave, testimi i produkteve te reja per tu hedhur ne treg, reality show ne kohe reale, prodhim industrial. Kampe perqendrimi – dhoma gazi – reality show. Fillimi i Terapis te Shokut.
Regjimi i terrorit qe u vendos ne Shqiperi pas renies se Shqiperise Socialiste filloj me teknikat e terapise te shokut qe perdoreshin ne kampet e perqendrimit nazist. Eksperimente qe benin nazistet ndaj trupave te te burgosurve duke i kaluar nga nje gjendje ne nje gjendje tjeter, nga nje temperatur shume te nxehte ne nje temperatur shume te ftohte, u perdoren edhe ne Shqiperi. Kalimi nga nje gjendje ekonomike ne nje tjeter te menjehershme, shkaterrim i te gjitha infrastrukturave qe ishin ndertuar per 45 vjet, papunesia si menyre kontrolli i masave.
Rikthimi i teknikave qe perdornin osmanet per te pushtuar Shqiperine duke derguar popullsi turqish nomad per te plaçkitur, shkaterruar territore dhe turqizuar territore, u perdoren perseri ne Shqiperi. Perdorimi i popullsive veriore shqiptare drejt istitucioneve per te shkaterruar dhe barbarizuar si teknik sundimi dhe gjendje kaosi te perhershem. Kete here ishin vete shqiptaret qe perdoreshin per te sunduar veten e tyre. Ndertimi ne menyre asimetrike dhe rikthimi i nomadizmit, shkaterrimi i fabrikave, uzinave, kooperativave, shkaterrimi i punes.
Rikthimi i ne identitet i shqipetareve. 45 vjet eshte nje periudhe shume e shkurter per te ndertuar nje shoqeri funksionale. Traditat mijeravjeçare nomade te shqiptareve shpalosen ne kete periudhe gati 30 vjeçare kapitaliste. Urrejtja ndaj punes dhe tokes. Miti i prones private e tradhetone Shqiperia Kapitaliste. Shqipetaret duke qene popull nomad e refuzojne punimin e tokes. Ata preferojne me mire te emigrojne sesa te punojne token e tyre. Prona private e Shqipetareve ka qene vetem lufta dhe plaçkitja. Popullsite e stepave te Azise Qendrore ishin popullsi nomade. Ata mbijetonin duke kullotur delet dhe dhite e tyre, duke plaçkitur dhe luftuar. Bujqesia nuk ishte prioritet per ta.
Identiteti shqipetar pati kulminimin e tije ne periudhen e Shqiperise Socialiste. Ideja per te krijuar nje njeri te ri ishte teper pozitive pasi bazohej tek puna dhe shkenca, te cilat jane parimet kryesore per te ndertuar nje shoqeri funksionale dhe te zhvilluar. Shqiperia sot po kthehet ne origjinen e vete. Kjo ka qene historia e Shqiperise – nje vend tranzit – nje rrug kalimi. Shqipetaret nje popull nomad.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne