Shqiperia Sociale

“Shqiptari më i urryer në SHBA” shpallet fajtor

Martin Shkreli, former chief executive officer of Turing Pharmaceuticals LLC, smiles while listening to opening statements at a House Committee on Oversight and Government Reform hearing on prescription drug prices in Washington, D.C., U.S., on Thursday, Feb. 4, 2016. Shkreli, who is no longer with Turing and faces federal fraud charges unrelated to the drugmaker, declined to make any comments to the committee. "On the advice of counsel, I invoke my Fifth Amendment," Shkreli said. Photographer: Pete Marovich/Bloomberg via Getty Images

“Shqiptari më i urryer në Amerikë”, Martin Shkreli u shpall fajtor nga një gjykatë federale në Nju Jork, për mashtrim të letrave me vlerë.

Ish-ekzekutivi i “Farmapro” përballet me deri në 20 vite burg, por i favorizuar nga disa rregullore të reja, dënimi pritet të jetë shumë më i vogël.

Vendimi u mor pas pesë ditësh diskutime mes gjyqtarëve. Sipas prokurorëve, 34-vjeçari Shkreli ka manipuluar paratë në fondet e tij të investimeve dhe në kohën kur drejtonte firmën “Retrophin”.

Ashtu sikurse kishte deklaruar Martin Shkreli më parë, avokatët mbrojtës këmbëngulën se investitorët në dy fondet e tij i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.

Jashtë gjykatës, Shkreli e quajti procesin kundër tij “një gjueti shtrigash me përmasa epike”.


Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij 5000% të çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar kundër të sëmurëve me Hiv-Aids, si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.