Shqiptari me Kuran në dorë, që thotë se do pasurojë Shqipërinë

Shqiptarët kanë një veti që duket se na bën që të ndjehemi ose të përpiqemi për të qenë ose të parët ose të fundit në rajon, në kontinent apo në botë. Shembujt janë gjithnjë e më të shumtë dhe në çdo fushë të jetës. 
I tillë duket edhe rasti i një biznesmeni me emrin Sahit Muja i cili mbrëmë deklaroi me bujë nëpërmjet një postimi në fb e tij, se ia kishte dalë me kompaninë e tij të zbulonte një ndër rezervat më të mëdha të kromit në botë, në një minierë në Zogaj të Tropojës.

Por, kush është Sahit Muja?

Jeta e tij nuk ka qënë gjithmonë kaq e lehtë dhe e qetë. Shumë vite më parë Muja është larguar nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas Turqisë ku ju përkushtuar sportit të boksit. Gjatë atyre viteve ai u plagos gjatë një atentati i cili bëri shumë bujë në shtetin turk pasi truprojat e tij eleminuan atentatorin.


Mbas punës së tij të palodhur Muja arriti të krijonte emrin e tij me influencë dhe u transferua në ShBA jo siç shkoi në shtetet fqinje, por si një biznesmen i fuqishëm.


Duke arritur keshtu më vonë, të flitej si një nga njerëzit që mund të beheshin më të pasurit në botë.

       

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne