Shtatë arritje ushtarake kineze

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kina është e dyta në botë me buxhetin e saj ushtarak dhe investimet në armatim. Gjatë vitit të kaluar Kina ka prezantuar disa nga arritjet e veta ushtarake të prodhimit të saj vendor.

1- Në Perëndim më së shumti shqetësime ka ngjall sistemi Dong feng-41 i gatshëm për shërbim. Kjo”armë e ditës së gjykimit”, mund të mbajë 10 koka nukleare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta godasë vetëm për 10 minuta.

2- Çendu J-20 apo”Dragua i fuqishëm” është avioni ushtarak kinez të gjeneratës së pestë i cili posedon teknologjinë stelt, është i padukshëm për radarët kundërshtar, J-20 është diç më i madh dhe më i rëndës nga avioni rus Suhoj dhe amerikan F-22. Vlerësohet se gjatësia e tij është 23 metra, ndërsa krahët e hapura arrijnë proporcionin 14metra.

3- Anija ushtarake me peshë 10.000 tonelatë është lansuar në kantierin e anije ndërtimeve në Shangaj në qershor 2017. Është e pajisur me sistemin e ri kundërajror, armët kundër anijeve dhe nëndetëseve. Konsiderohet se kjo anije mund të angazhohet në detyra të ndryshme, në mesin e të cilëve mbrojtja kundërajrore, mbrojtja kundër anijeve dhe kundër nëndetëseve, veprimi elektronik, goditja e caqeve në tokë, përcjellja e sistemeve detare, patrullimi etj.

4- Destrojeri 055 është i pari nga katër anijet e planifikuara të gjeneratës së re. Sikurse kanë raportuar media, ushtria në vitin 2016 ka porositur 18 anije të tilla, në mesin e të cilëve, destrojerët, anije të vogla patrulluese dhe fregatat me raketat.

5- Bombarduesi i vetmi kinez me mundësi që të mbajë armatim të rëndë është H-6M, i cili në versionin H6-K mund të mbajë edhe raketa kryqëzorë. Është i konstruktuar sipas licencës në bazë të modelit sovjetik Tupoljev Tu-16. Në këtë çast nuk ka mundësi të sulmojë p.sh. tokën amerikane, por mund të përdoret për mbrojtje.

6- Në prill 2017, Kina ka lansuar mbajtësin e parë të avionëve të cilën vet e ka ndërtuar, i cili është mbajtësi i dytë i avionëve në flotën e saj. Mbajtësi ka ekuipazhin prej 2000 njerëzve, ndërsa është i rëndë 60.000 tonelata. Mund të mbajë avionët luftarak të tipit J-20.

7- Avioni luftarak shumëvëllimësh J015 i njohur si “peshkaqeni fluturues” posedon sistemet përparuese radarësh të lidhur drejtpërdrejtë me armët. Edhe pse në bazë ka konstruktin e avionit rus Su-33, megjithatë në vetvete ka ekskluzivisht teknologjinë kineze.

Droni “Wing Loong”, mund të jetë i armatosur me armë të ndryshme, duke përfshirë edhe bombat laserike dhe projektimet të cilët mund të gjuajnë caqe në ajër dhe tokë.

Teknologjia e avancuar ushtarake kineze është njëra anë e medaljes, ndërsa ana tjetër është fuqia numerike me të cilën ushtria kineze disponon në mënyrë madhështore, Kina ka armatën e përbërë prej 2, 3 milion ushtarësh të rregulltë dhe 1,5 milion ushtarësh rezervë.

Nga koha kur erdhi në pushtet, presidenti kinez Si Xhinping insiston në forcimin e gatishmërisë ushtarake kineze, dhe në të njëjtën kohë po përforcon kontrollin e partisë komuniste mbi ushtrinë kineze.

Burimi : Global Cir/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne