Shtatmadhoria turke: Merren të gjitha masat që të mos dëmtohen civilët

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar tha se janë duke u marrë të gjitha masat e duhura për të mos u dëmtuar civilët gjatë Operacionit “Dega e Ullirit”, i cili ka në shënjestër vetëm terroristët.

Shefi i Shtatmadhorisë Akar njoftoi se operacioni do të vendosë në shënjestër vetëm terroristët dhe strehimet, bunkerët, godinat, armët, automjetet dhe pajisjet e tyre.

“Do të tregohet çdo lloj kujdesi dhe ndjeshmëria në mënyrë që civilët dhe njerëzit e pafajshëm të mos dëmtohen”, tha Akar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne