Shtetasi turk anëtar i FETO-s kërkon azil në Greqi

Një shtetas turk i cili ka theksuar se është i afërmi i liderit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, bashkë me bashkëshorten e tij kanë kërkuar azil nga Greqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të faqes greke “vice.com.gr”, personi 29 vjeçar i cili gjendet që nga muaji mars në Greqi dhe ka dorëzuar dëshmi tek autoritetet greke se është i afërm me udhëheqësin e FETO-s, ka treguar se gjithashtu është i afërmi i Adil Öksüz, i ashtuquajturi “imam” për forcat ajrore të FETO-s.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi tentativa për grusht shteti e FETO-s më 15 korrik 2016 ka rezultuar pa sukses, bashkë me bashkëshorten në vitin 2018 kanë ikur në Maqedoninë e Veriut dhe më pas kanë kaluar në Greqi të cilën e kanë menduar se është më sigurt.

Do të intervistohen për aplikimin për azil

Personi gjithashtu duke treguar se edhe gjyshi dhe babai i tij është anëtar i FETO-s dhe se shqetësohet për jetën e vet, ka theksuar se ka video inçizime të xhiruara në Bodrum në vitin 2016, të cilat do t’ua ofrojë autoriteteve greke.

Ai shprehu mirënjohjet ndaj qeverisë dhe popullit grek për mikpritjen që kanë treguar ndaj tyre.

Personi në fjalë dhe bashkëshortja 26 vjeçare, në ditët në vijim do të intervistohen në Komisionin për Azil të Selanikut.

Piloti i forcave turke ajrore “ka kërkuar azil politik”

Ndërkohë, në lajmin e një faqe tjetër greke të lajmeve “newsbomb” u pretendua se një shtetas turk i cili ka treguar se është pilot në Forcat Ajrore Turke, ka shkuar në polici në ishullin Kalimnos dhe ka kërkuar azil politik nga Greqia.

Personi në fjalë mbahet që nga dita e hënë në stacionin policor në këtë vend.

Sipas të dhënave të autoriteteve greke në tre muajt e parë të vitit 2019, 1.100 shtetas turq kanë kërkuar azil politik nga Greqia.

Numri i shtetasve turq të cilët kanë kërkuar azil duke kaluar në Greqi pas tentativës së grusht shtetit të FETO-s më 15 korrik 2016 është mbi 8.000./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne