Shtetasi turk i kapur në Shqipëri bënte propagandë pro organizatave të Gulen

Express mëson se shtetasi turk i arrestuar 4 ditë më parë në portin e Durrësit dhe që rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është akuzuar në Turqi për lidhje me terrorizmin. Një faqe e rreme në rrjetet sociale, ku thuhet se menaxhohej edhe nga turku i arrestuar, bënte propagandë pro Fethullah Gulen, të përfshirë nga presidenti i Turqisë Erdogan në listën e organizatave terroriste.

Muhammed Aydogmus është një shtetas turk që katër ditë më parë është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit, pasi së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre, tentuan të kalojnë kufirin nga vendi ynë drejt Italisë me pasaporta të falsifikuara. Turku 39-vjeçar u arrestua, ndërsa bashkëshortja e tij 34-vjeçare N.A dhe dy fëmijët u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Vetëm tre ditë më vonë, në 11 tetor, policia zbuloi se pas turkut fshihej një histori terrorizmi. Muhammed Aydogmus rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në një organizatë terroriste. Ky fakt u zbulua pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë ku u evidentua se Aydogmus kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.

Express zbulon disa detaje nga përfshirja e 39-vjeçarit turk në propagandat terroriste. Prokuroria turke ka zbuluiar përfshirjen e tij në një grup, që përmes një faqeje të rremë në rrjetin social Twitter, bënte propagandë në lidhje me Fetullah Gulen. Një fotogradi kishte nxjerrë në shesh “tradhtarët”, mes të cilëve ishte edhe Muhammed Aydogmus, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Të gjithë pjesëtarët në foto, ishin dhe përdorues së faqes së Twitterit, raporton Express.

“Duke zhvilluar hap pas hapi projektin e kthimit të Turqisë nga Perëndimi në drejtim të Azisë i vjen edhe fundi narcistëve”.

“Mos t’ju kap frika dhe shqetësimi. Ata që dridhen dhe frikësohen dihen, ditët e tyre kanë mbaruar”, shkruhet në një prej postimeve propagandistike në rrjetin sociale.

Fethullah Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritur një organizatë paralele me shtetin turk, të quajtur FETO, e cila ka lidhje me biznese dhe kompani me interesa në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Gulen është themeluesi dhe drejtues i lëvizjes “Hismet”, lëvizje që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste.

Turku Muhammed Aydogmus ndodhet i arrestuar në Shqipëri ku i është vënë masa “detyrim paraqitje” dhe “lënie garancie pasurore” për veprat panale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Por ky është një arrestim i përkohshëm, pasi policia shqiptare ka kryer të gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimi drejt Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne