Avokati Altin Goxhaj thotë se ideja që ka hedhur Rama për krijimin e shtetit sovran të bektashinjve, në fakt nuk është ide e tij por e Sorosit!
Goxhaj tha në Të Paekspozuarit në MCN TV, se do të padisë ditën e nesërme Edi Ramën në SPAK, duke shtuar se ai po bën tradhti kombëtare.
“Ju kam frikë se keni bërë padashje atë që donte Rama. Diskutuat për çështjet e bektashinjve, ky është operacion jo vetëm marrëdhëniesh publike por anti-kushtetues, që ka për qëllim të krijojë precedentin e copëtimit të Shqipërisë.
Rama ka konsumuar disa vepra penale. Do ju citoj vetëm tre, tradhtia, dorëzimi i territorit. Ka bërë nxitje urrejtje dhe nxitje urrejtje mbi baza fetare. Fakti më i rëndësishëm është takimi i Aleks Soros me Ramën në gusht. Soros është autori. Në 30 gusht Rama ka këtë foto me Aleksin dhe pastaj ka bërë takim me presidentin e Izraelit. Aleksi është pronari i Shqipërisë, Rama drejtori.
Rama ka deklaruar se ka filluar punë me kohë të papërcaktuar një grup ekspertësh. Nga të dhënat që mbidhen, të vetmit ekspert, janë ekspertët e Fondacionit Soros që këshillojnë qeverinë shqiptare.
Ekspertët që po shkruajnë dorëzimin e territorit dhe po krijojnë operacion të konfliktit fetar, që nuk ka ekzistuar në vendin tonë, i shpikur nga kryeministrit, operacion i ndërhyrjes në çështje të fesë.
Pse kishte rëndësi?
Kam bërë një test, një material, 72 faqe dhe rezulton se hapja e kësaj loje është e sigurtë që krijon precedent për çdo lloj shteti dhe enklave të krijohet në Shqipëri. Është pjesë e axhendes të shpopullimit”, tha ndër të tjera Goxhaj. /tpz.al