Shteti shqiptar zyrtarisht përgjegjës për mbrojtjen e jetës së iranianëve të strehuar në Shqipëri

Gjergji Thanasi

Nga viti 2013 (në ditët e fundit të Qeverisë Berisha 2) e deri ne v. 2016 disa mijëra iranianë mbërritën në Shqipëri në bazë të një marrëveshje kurrë të bërë publike midis qeverive shqiptare dhe ndërkombëtarëve.

Këta iranianë bënin pjesë në një organizatë ish tërroriste (Deri ne vitin 2012 ishte e tillë edhe në “defterët” e Departamentit të Shtetit).Organizata njihet me disa emra apo është pjesë e të tjerave organizata ombrellë si MEK, NCRI, PMOI etj. Këta iranianë të strehuar në Shqipëri njihen edhe si antërë të Kultit Rajavi. Me ardhjen nga Iraku në Shqipëri të kësaj organizate, u shënuan edhe një sërë dezertimesh nga rradhët e saj. Burra e gra anëtarë të saj dezertuan dhe u larguan prej saj, qoftë, kur iranianët ishin vendosur në periferi të Tiranës dhe qoftë, kur u transferuan në Manëz në të ashtuquajturin Kampi Ashraf 3.

Pasi Shqipëria u godit nga Pandemia Covid 19, dezertimet u shtuan në Kampin Ashraf 3 edhe, sepse në kamp u përhap ndjeshëm kjo pandemi duke shënuar mjaft të vdekur dhe shumë të prekur prej saj. (Për më shumë në linkun: https://iran-interlink.org/ëordpress/covid-infects-mek-camp-ashraf-3-ëeekly-digest/). Hemoragjia vazhdon.

Ditët e fundit krahas vazhdimit të dezertimeve, madje edhe në grupe familjare, shënohen edhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të këtyre ish anëtarëve të Kultiti Rajavi. Të tilla shkelje të të drejtave të njeriut, përbëjnë njëkohësisht edhe vepra penale të dënuara edhe me burg nga nenet e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Tragjedia e familjes Danafar Në fund të nëntorit familja Danafar vendosi ta braktisë Kultin Rajavi. Babai i familjes dhe dy djemtë e tij: Navid Danafar dhe Shahpour Danafar u kërkuan eprorëve të tyre të Kultit Rajavi t’i lejonin të braktisnin kampin në Manëz dhe të jetonin në qytetin e tiranës si plot ish anëtarë të tjerë të këtij kulti. Komanda e kampit me urdhër direkt të Mirjam Rajavit, shefja e kultit refuzoi ta lejonte familjen në fjalë të largohej nga kampi në Manëz dhe të vendosej në Tiranë.

Tentativa e vetvrasjes

Njëri nga djemtë, Shahpour Danafar tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët e dorës. Shahpouri tashmë është i shtruar në Spitalin QSUT (Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për këtë rast tentative vetëvrasje organet shtetërore shqiptare po mbajnë një “omerta” të fëlliqur.

Policia e Durrësit dhe e Tiranës nuk e ka dhënë fare në komunikatë një rast të tillë. Drejtoria e QSUT-së e kapluar nga ethet e ndryshimit të kreut të saj, po ashtu ka mbajtur heshtje totale. U kujtojmë policëve, mjekëve dhe drejtuesve të Kultit Rajavi se shtyrja në vetëvrasje është vepër penale, që dënohet me burg. Drejtuesve të policisë në Durrës e Tiranë si edhe vetë drejtorit Gledis Nano u sjell në vëmendje se cfarë shkruhet në nenin 99 të Ligjit nr 7895 dt. 27/1/1995: “Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike, që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Të gjithë ata policë dhe personel mjekësor, që kanë mbyllur gojën para një krimi të tillë, që dënohet deri në 7 (shtatë) vjet burg, duhet ta pyesin mirë vehten, nëse ia vlen të shkojnë në burg për të përmbushur tekat kriminale të një plake ish terroriste apolide dhe apatride (e pa Atdhe), si kjo Miriam Rajavi?!?!?!??!?

Fatkeqësisht edhe tani, kur po shkruajmë këtë artikull, vazhdon shkelja e të drejtave të njeriut të viktimës, të mbijetuarit të tentativë vetvrasjes!!!! Nga video amatore me celular të bëra fshehurazi në QSUT na rezulton se pranë viktimës qëndrojnë vazhdimisht 2 (dy) roje meshkuj anëtarë të Kultit Rajavi. I kujtoj drejtoreshës së re të QSUT-së zonjës Albana Fico, se qëndrimi i dy rojev të tilla pranë viktimës gjithë ditën e ditës bie në kundërshtim flagrant me dispozitat e Rregullores Bazë të Funksionimit të QSUT-së të v. 2015. Prania e dy rojeve të tilla “full time” është hic më pak se torturë e vazhdueshme psikologjike mbi viktimën Shahpour Danafar.

Një shkelje e tillë flagrante e ligjit do të thotë ndëshkime administrative por edhe penale për të gjithë ata shqiptarë, që duke shkelur ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi, janë bërë palë me Kultin Rajavi në shkeljen e të drejtave të njeriut të viktimës Shahpour Danafar.

U kujtoj oficerëve të policisë se kunati i drejtoreshës Fico aktualisht ministër i brendshëm i Republikës së Shqipërisë pas incidentit me policin, që qëllimisht shtyu në greminë gazetaren dhe kameramanin, nuk ngurroi aspak ta shiste policin në fjalë. Pas këtij skandali me terr informative për tentativë vetvërasje të një të huaji, që gjendet në Shqipëri si person I mbrojtur nga shteti shqiptar (Neni 27 dhe neni 33 i Konventës së Katërt të Gjenevës), policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës nuk mund të heshtë më me shpresë se ministri Cuci kësaj rradhe nuk do i shesë vartësit e tij!!!!! I bëj thirrje publike ish terroristes Rajavi të sqarojë fatin e nënës së dy djemve Danafar dhe Navid. Zonja gjëndet ende në Kampin Ashraf 3 në Manëz. Nuk dihet, nëse ajo qëndron me vullnetin e saj në kamp, ndryshe nga 3 anëtarët e tjerë të familjes, apo ajo është thjesht peng në kamp. Në rastin e dytë i kujtoj policisë shqiptare, se shefja e Kultit, Miriam Rajavi dhe vartësit e saj kanë konsumuar përtej cdo dyshimi të arsyeshëm veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë së një personi. Sa nuk është vonë nëpunësit shqiptarë të ndërpresin bashkëpunimin kriminal me ish terroristen Miriam Rajavi, duke ndaluar së shkeluri të drejtat e njeriut të “bujkrobërve” të mjerë, që mbahen mbyllur në Kampin Ashraf 3. Telashet nuk kanë të sosur për ish terroristen Miriam Rajavi “Hemoragjia” në Kampin Ashraf 3 vazhdon. Rradhët e kultit Rajavi po braktisen jo vetëm nga anëtarë të thjeshtë, por edhe nga VIP-a të këtij kulti. Këtë dy javësh të fundit nga kampi në Manëz u largua edhe një tjetër anëtar i kultit, një këngëtar mjaft i famshëm iranian i quajtur Farshad. Ky këngëtar njëlloj si z. Shahpour Danafar nuk kërkon asgjë, vecse që ish terroristja Miriam Rajavi ta lejojë të jetojë në Tiranë si njeri I llirë dhe jo si “bujkrob” në kampin në Manëz. Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje policisë shqiptare ta marrë në mbrojtje z. Farshad, sepse ai gjendet vazhdimisht nën presionin psikologjik të komandantëve të kultit. Nga ish terroristët e këtij kulti mund të presësh gjithcka, kështu që lus Zotin që policia shqiptare ta mbrojë z. Farshad.

Nga një investigim i shkurtër, që kam bërë, më rezulton se një komandant i Kultit Rajavi me pseudonimin Javad Khorasan (emri i vërtetë i tij Morteza Ismail) ka ushtruar presion psikologjik ekstrem ndaj z. Farshad. Shpresoj që policët shqiptarë do ta marrin në mbrojtje z. Farshad duke shmangur kështu ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme si psh vrasje, vetëvrasje apo edhe vrasje të maskuar si vetëvrasje. I bëj apel policisë shqiptare të mbrojnë jetën e këtyre iranianëve, sepse shteti shqiptar në marrëveshje me shkrim në përputhje me Konventën e Katërt të Gjenevës mban përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së këtyre iranianëve të njohur ndërkombëtarisht si persona të mbrojtur. Ushtria amerikane, që në vitin 2003 i ka kategorizuar këta iranianë si persona të mbrojtur. Unë fuqimisht besoj se edhe policia shqiptare edhe shërbimi sekret shqiptar në përputhje me angazhimin me shkrim të qeverisë shqiptare dhe nën shembullin e ushtarakëve aleatë amerikanë do të marrë cdo masë për mbrojtjen e jetës e të shëndetit të këtyre iranianëve, që e kanë braktisur Kultin Rajavi dhe Kampin Ashraf 3 në Manëz!!!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne