ISLAMOFOBI DHE SHOVENIZËM KATOLIK NGA ILNISA AGOLLI PER GJAKOVËN

Agron Mucaku
Sot e përcjella një emision për Gjakovën nga TV Top Chanel Shqipëri. U habita që për Gjakovën, të fletë më shumë vetëm një Prift dhe shumë pak një Hoxhë e as pakë një Shjeh (jo pse prifti nuk duhet të flas Zoti na ruajt këtë nuk ia dëshirojmë askujt), por vërejta që i gjithë prezentimit i gazetarës ishte dhe i dha një ngjyrë, ngjyrën katolike këtij emisioni edhe pse pak a shumë e kamuflonte edhe me besimin islam në Gjakovë. Prifti më pëlqeu shumë kur tha; që harmonia fetare është shumë e mirë, Dhe ashtu siç ka thënë edhe është;  si vëllezër shqipar. Me këtë pajtohemi plotësisht. Mirëpo, shtrohet pyetja kush ja bëri agjenden gazetares; ku duhet ajo të shkoj të vizitoj, dhe me kë duhet bërë intervistat. Megjithëse gazetarja e top chanelit ishte tej mase subjektive. Vizitën e parë Ilnisa Agolli e bëri në fshatin Ramoc (me komunitet katolik) dhe intervistuesi ishte katolik. Për besë asgjë nuk kemi kundër këtij burri atdhetar është djalosh me plotë kuptimin e fjalës. Vizita e saj e radhës ishte prapë në një fshat me komunitet katolikt, në Firëz, por edhe bashkebiseduesi prapë ishte katolik. Çdo respekt dhe shumë mirë. Vizita tjetër ishte në Çarshi të Madhe, prapë një biznesi katolik dhe intervistuari katolik, i cili për mua me plotëkuptimin e fjalës burrë shumë i respektuar dhe i ndershëm. Vizita e radhës ishte në bibliotekën e qytetit, drejtori si bashkëbisedues prapë ishte katolik. O Zot sa shumë e dua drejtorin e respektuar, është njëri komplet, për besë asgjë nuk kam personale, e aq më pak kundër besimit të tyre katolik. Nëse më prekën ju kërkoj shumë falje sepse unë asgjë nuk kam të bëjë me këta burra të ndershëm.
Unë reagova si bashkëqytetar ndaj mënyrës selektive të gazetarës Ilnisa Agolli, e cila e ka bërë këtë emision me porosinë e dikujt që ajo e di vetë se kush është. Pra, skenari dhe personazhet duhen të jenë katolik. Në këtë kontekst besoj që edhe vëllezerit katolikët kur ta shohin këtë emision do të shprehin keqardhje për mënyrën e njëanshme të prezentimit të Gjakovës dhe Gjakovarëve. Sepse, Gjakova me rrethinë e ka koloritin e saj si me; intelektual, me kisha, me xhami, me teqe, por edhe me monomente tjera të përbashkëta e ato nuk bënë të anashkalohen nga një gazetare e cila me paragjykime e saj ka mohuar vlerat shumë ngjyrshe të qytetit të tonë të Gjakovës. Shtoja këtu dy rrenave të Fahri Xharres (që gjoja Xhamia e Hadumit eshte e ndertuar në themele të një kishe, si dhe shpifjen që mortajen e sollën turqit për të zhdukur shqiptaret) i cili është thirres i hapët në fenë katolike, atëherë askush nuk mund ta mohoj që ky emision ishte një skenar i përgatitur paraprakisht me qëllime jo të mira.
Shtrohet pytja pse gazetarja përveç priftit e hoxhës;  nuk dinte që Gjakova ka historian, shoqata te intelektualëve, intelektual të pavarur, politikan, arqitekt të monomenteve të kulturës, që edhe ata me prezentuar mendimet e tyre profesionale për Gjakovën dhe gjakovarët, ashtu siç duhet me fakte historike e shkencore e jo me përrallat dhe trillimet e Fahri Xharres i cili njihet si islamofobë i dëshmuar?
Gazetarja Ilnisa Agolli nuk gjeti asnjë fshat të bukur në të cilin jetojn shqiptarët e besimit islam të cilët u dogjën u shkretuan e të thonë ndonjë fjalë për Gjakovën, vuajtjet vrasjet etj.  Si nuk nuk u gjet mënyra për të vizituar ndonjë familje Gjakovare e cila do të thoshte disa fjalë për shumë masakra që përjetuan familjet në qyteti tonë? Si nuk i ra ndërmend gazetares për të vizituar ndonjë familje të dëshmorëve të rënë në luftën e fundit. Si nuk u interesua për të pasur në intervista asnjë nga luftëtarët gjakovar apo edhe nga fshati. P.sh. fshati Morinë, Smolicë, Ponoshec, Dushkajën me fshatrat e saj, por edhe ndonjë fshat me shqiptar mysliman i prekura rëndë nga lufta e fundit. Ajo nuk vizitoj asnjë familje Gjakovare të shkatërruar nga masakrat serbe si: Vejsat, Sharani, Kumnova, Deda, Çerkezi, familjen Shejh Dervish Danës e shumë e shumë familje tjera që pësuan në luftën e fundit. Ky emision nuk paraqet ngjyrat e vërteta të Gjakovës, jo pse nuk qëndrojn pikëpamjet e të intervistuareve, përveç Fahri Xharres, i cili sipas gazetarës përfaqëson intelektualët e ndritur të Gjakovës (bëjmë pyetjen kush ja dha këtë drejtë me përfaqësuar intelektualet e Gjakovës) i cili vazhdimisht trillon qëllimshëm vetëm të plasoj të pavërtetat e tij për Xhamin e Hadumit.
Së fundi unë kërkoj falje nga bashkëqytetaret tanë të besimit katolik të cilët janë intervistuar, por edhe nga prifti sepse, unë nuk kam të bëjë asgjë kundër tyre apo besimit të tyre të respektuar katolik. Por, pakënaqësin e bëra për mënyrën selektive të gazetarës së TV Top Chanel, Ilnisa Agolli e cila Gjakovën dhe gjakovarët e i prezentoj njëanshëm me ngjyra të e katoliczmit me porosi dhe skenar të përgatitur që më parë.
Ky reagim deshiroj të shkoj edhe te gazetarja e Top Chanelit.
Me respekt dhe mirëkuptimi!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne