Shtohen krimet e regjimit sionist kundër fëmijëve të sëmurë palestinezë

Fushata evropiane për heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës me anë të një deklarate, deklaroi se moslejimi i transferimit të fëmijëve dhe foshnjave të sëmurë nga Rripi i Gazës në spitalet jashtë këtij rajoni, konsiderohet një krim i madh i cili po kryhet nga regjimi sionist.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Mazen Kahil, kryetari i fushatës evropiane për heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës, të mërkurën në këtë deklaratë theksoi: “Sjellja e egër dhe barbare e regjimit okupator të Kodsit ndaj dy milionë palestinezëve të Rripit të Gazës, është në kundërshtim edhe me bazat më themelore të të drejtave të njeriut”. Në këtë deklaratë thuhet: “Autoritetet e regjimit sionist për shkak të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, duhet të gjykohen dhe të dënohen”. Mazen Kahil në këtë deklaratë kërkoi nga qarqet ndërkombëtare, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga OKB dhe nga Autoriteti Autonom i Palestinës që të marrin masat e duhura për krijimin e një korridori për transferimin e personave të sëmurë nga Gaza në qendrat spitalore jashtë këtij rajoni. Ashraf Kudrat, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Rripin e Gazës, dje deklaroi: “Tre deri katër mijë persona të sëmurë në Gaza po përballen me rrezikun e vdekjes dhe nëse nuk merren masa për transferimin e tyre jashtë këtij rajoni, shumica e tyre do të humbin jetën”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne