Shtohen zërat për largimin e Ramës: E vetmja zgjidhje është rrëzimi i tij!

Dalja në dritë e dosjes së Habilajve dhe përfshirja në të edhe e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhytur vendin tonë në një përplasje politike të ashpër mes opozitës dhe qeverisë.

LSI kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, si personi që fshihet pas ish ministrit Tahiri. Mëngjesin e sotëm ishte Kejdi Mehemtaj, që nisi “vallen” e kërkesave për dorëheqjen e Ramës, vijoi Kreu i Grupit Kuvendorë të LSi, Petrit Vasili, ndërsa tashmë në këtë refren është edhe Floida Kërpaçi, përfaqësuesja e LRI-së,  Deputetja më e re e LSI-së në kuvendin e Shqipërisë.

“Këshilli i Ministrave është kthyer në mburojë të krimit që po shkatërron Shqipërinë!”, shkruan Kërpaçi në profilin e saj FB. Sipas Saj, Rama duhet të largohet nga qeveria. “Rinia është në depresion sepse Edi Rama nuk mbështet ëndrrat e tyre por synimet e kriminelëve dhe xhepat e njëri- tjetrit!

“Kjo që u bë publike sot është vetëm njëra nga lidhjet e kryeministrit kriminel me bandat dhe krimin!…E vetmja zgjidhje është rrëzimi i tij!”, vijon Kërcpaçi.

Nga Floida Kërpaçi

KRYEMINISTRI DUHET TË LARGOHET!
Këshilli i Ministrave është kthyer në mburojë të krimit që po shkatërron Shqipërinë!

Mos i ka thënë ndonjë njeri kryepiktorit tonë që një nga kushtet për BE është tē kesh lidhje të forta me krimin?

Shqiptarët po jetojnë më keq sepse Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës është marrē peng nga krimi dhe bandat e mbështetura nga pushteti.

Rinia është në depresion sepse Edi Rama nuk mbështet ëndrrat e tyre por synimet e kriminelëve dhe xhepat e njëri- tjetrit!

Kjo që u bë publike sot është vetëm njëra nga lidhjet e kryeministrit kriminel me bandat dhe krimin!

Nuk mund të heshtim, nuk mund të lejojmë që drejtuesi i bandave dhe krimit të drejtojë dhe keqqeverisi vendin në dëm të njerëzve tē thjeshtë e për interes të oligarkëve e krimit!

E vetmja zgjidhje është rrëzimi i tij!

RAMA IK!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne