Shtyhet afati për publikimin e rezultateve të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, ja data

Vijon të shtyhet afati për publikimin e rezultateve të CENS-it të popullsisë dhe banesave.

Publikimi i rezultateve ishte parashikuar të bëhej më datë 19 qershor. Ndërkohë sot u njoftua në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat se kjo do bëhet më 28 qershor. Po ashtu bëhet me dije se të dhënat e detajuara të këtij CENS-i do të bëhen publike në muajin tetor të këtij viti.

Censi nisi në 18 shtator 2023 dhe duhet të përfundonte në 30 tetor, por u shty nga INSTAT për shkak se nuk ishin numëruar të gjitha qytetet e vendit.

Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë. Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren janë angazhuar më shumë se 5200 anketues./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne