Shtyhet procesi për Fredi Belerin në GJKKO, caktohet gjykatësja e re për çështjen

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për  kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në GJKKO.

Procesi për Belerin është shtyrë dhe se është miratuar zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda.

Në vend të saj do të caktohet Flora Hajredini, e cila ka kërkuar kohë të njihet me dosjen e Belerit.

Deda kishte kërkuar të hiqte dorë nga çështja, ndërsa ishte kërkuar edhe përjashtimi i saj nga avokatët e Belerit.Beleri nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa seanca e radhës për të do të mbahet në 24 tetor, në orën 11:00./BW

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne