Shtypi gjerman: Perëndimi ndjek me shqetësim afrimin Turqi – Rusi

Gazeta gjermane Deutschlandfunk ka shkruar se kriza në mes të Turqisë dhe Rusisë ka mbetur në të kaluarën dhe se marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve po vazhdojnë, si dhe vuri në dukje se afrimi Turqi – Rusi ka shkaktuar shqetësime për Perëndimin.

Deutschlandfunk, i cili tërhoqi vëmendjen për marrëveshjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400, për tubacionin e gazit natyror të Rrjedhës Turke si dhe për rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe, vuri në dukje se: “Presidenti turk Regjep Taip Erdogan nuk takohet me asnjë president, aq sa takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Në vjeshtën e vitit 2015, pasi Turqia uli avionin luftarak rus, Rusia vendosi sanksione ndaj Turqisë. Kriza përfundoi pasi Erdogan kërkoi faljepas një viti e gjysmë.

‘SHBA E SHQETËSUAR NGA FAKTI SE RUSIA, PËRMES SISTEMEVE S-400, KA QASJE NË TË DHËNAT E SISTEMEVE F-35’

Në lajm u raportua se pavarësisht të gjitha paralajmërimeve nga NATO, Turqia ka porositur nga Rusia sistemet S-400 dhe u vu në dukje se SHBA-ja është e shqetësuar nga fakti se Rusia, përmes sistemeve S-400 në Turqi, mbledh të dhëna për sistemet F-35.

‘ERDOGAN PO AFROHET ME PUTININ, NDËRSA PO LARGOHET NGA PERËNDIMI’

Gazeta shkroi se ‘Erdogan po afrohet me Putinin, ndërsa po i prish marrëdhëniet me Perëndimin’, duke vazhduar kështu:

“Prandaj, çështjet e diskutueshme, siq është Siria, u larguan nga kllapat. Erdogan mund të konsiderojë si një sukses shtyrjen e operacionit të planifikuar nga ushtria siriane në Idlib. Në këtë rast, miliona njerëz mund të iknin në Turqi. Por nga Perëndimi, këto lëshime të bëra nga Putini dhe afrimi Turqi – Rusi ndjeken me një shqetësim në rritje, duke shkaktuar kështu përçarje në mes të Turqis dhe vendeve perëdimore.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne