Shqiperia

‘’Boll më se na lodhe! Lindita Nikolla doli nga loja”, studentja mesazh të fortë Edi Ramës

Vijon protesta e studentëve përpara kryeministrisë, ndërsa një prej të rejave që e kaloi natën në Bulevard është shprehur se ministrja Lindita Nikolla tashmë ka dalë jashtë loje.

Studentja shprehet se Rama po tallet me ta dhe ka ardhur koha që të mos merret më me statuse në rrjetet sociale.

“Nuk ka më ministri të Arsimit, ajo doli nga loja. Ministrja Lindita Nikolla doli nga loja, ne po na kërkon që të na bindë vetë kryeministri.

Kemi tetë ditë që mpihemi nga i ftohti, Jemi fëmijë dhe të themi mjaft! Nuk ka më lojëra, boll më me statuse, boll më se na lodhe! “, u shpreh një nga studentet e cila kaloi natën përpara kryeministrisë.

Studentët kanë paralajmëruar sot se gjatë paradites së nesërme do të ketë një zhvendosje të protestës përpara ambienteve të Kuvendit.

OPINIONE