Bota

Ushtria pakistaneze kërkon që SHBA-ja dhe NATO-ja të tërhiqen nga Afganistani

Gjatë javës së kaluar në garnizonin e ushtrisë pakistaneze në Rawalpindi zëdhënësi i forcave të armatosura, gjenerali Asif Ghafoor ka mbajtë fjalimin i cili në media u cek njëkohësisht si prezantimi kombit dhe konferencës për gazetarë, duke marr parasysh se fjalët e gjeneralit pakistanez drejtpërdrejtë kanë përcjell të gjitha kanalet televizive në vend.

Në pjesën e fjalimit për bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila është reduktuar në zero, gjeneral në emër të ushtrisë pakistaneze ka thënë se dëshiron që SHBA-të të tërheqin trupat e saja nga Afganistani.

“Dëshirojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të braktisin Afganistanin si miqtë të rajonit, e jo të vendit e cila pas vetes ka lënë mossukses”, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze gjeneral Asif Ghafori.

The New York Times cek se nuk ka hyrë në detajet rreth kësaj çështje, por është dukshëm se kjo ishte përgjigje për përfaqësuesin special amerikan për Afganistanin, Zalmaj Khalilzade i cili para mbajtjes së fjalimit të gjeneralit Ghafor ka përfunduar vizitën kryeqytetit të Pakistanit, Islamabadit.

Njashtu ka thënë se Islamabadi mbështet rrugën e Washingtonit për kontakt me krerët e lëvizjes së talibanëve, të cilët kërkojnë që trupat amerikane të largohen nga Afganistani.” Sa të mundemi, neve do t’i lehtësojmë atyre”, ka thënë gjenerali pakistanez, duke iu përgjigjur në pyetjen se çfarë do të mund Pakistani të bëjë për të ndihmuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të biseduar për arritjen e marrëveshjes politike me talibanët.

“Atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga neve është zyra e huaj për të mbajtur disi bisedimet me talibanët”, ka shtuar gjenerali pakistanez Asif Ghafoor. Deklaratat e gjeneralit pakistanez duhet marrë seriozisht pasi që kryeministri i porsazgjedhur pakistanez Imran Khan gëzon mbështetjen e ushtrisë pakistaneze e cila dominon në politikën e jashtme.

Burimi : SAFF/ ML

OPINIONE