Shuhen ëndrrat e bardhebluve, eliminohen edhe nga Europa League

Përveçse kualifikimit në Europa League, gjithçka tjetër në sezonin 2016-2017, për bardheblutë ka qenë për t’u harruar.

Por edhe ëndrra Europë ka marrë fund ende pa filluar për Tiranën, e cila pas humbjes 2-0 në Izrael ndaj Maccabi Tel Aviv ka zhgënjyer edhe në “Selman Stermasi” duke humbur me rezultatin 0-3.

Një rol të rëndësishëm në këtë rezultat katastrofik për Tiranën ka luajtur edhe dalja me të kuqe e sulmuesit bardheblu nga Uganda, Sentamu, në fundin e pjesës së parë.

Të gjendur me një lojtar më pak në 45 minutat e dyta, bardheblutë në drejtimin e brazilianit Ze Maria janë ndjerë të pafuqishëm që të ndalnin izraelitët e Maccabi Tel Aviv, që shënuan 3 herë në portën e mbrojtur nga Lika.

Pjesa e dytë nis me një slalom të Merveil që nuk momentin e fundit gabon shënjestrën. Mbyllet çdo shpresë e Tiranës për një përmbysje të mundshme në minutën e 50-të, kur Schoenfield devijoi drejt rrjetës një krosim nga e djathta.

Atzili në të 55-ën vë sërish në provë Ilion Likën me një goditje diagonale brenda zonës. Tiranës i vjen në ndihmë shtylla në të 61-ën pas goditjes së Cohen. Bie disi ritmi në minutat në vazhdim, me trajnerët e të dyja skuadra që bëjnë zëvendësishme të shumta. Në radhët e Tiranës Deliaj merr vendin e Qilimit, ndërsa i riu Berisha ul në stol brazilianin Wellyson.

Sapo kryhet zëvendësimi i dytë i Tiranës gabon rëndë Hoxhallari në qendër të mbrojtjes  duke i dhënë mundësi sulmuesit Itzhakit që të shënonte golin e dytë për Maccabin e Tel Avivit.

Lika shmang golin e tretë në të 83-ën, por nuk mund të bëntë asgjë 3 minuta më vonë kur Rikan realizoi të tretin dhe të fundit për këtë sfidë, që sanksionoi eliminimin e Tiranës që në raundin e parë të Europa Leagues.

Pas kësaj humbje, e gjithë vëmendja e Tiranës është fokusuar në ndeshjen e Katergorisë së Parë, për t’u ringjitur sa më parë në elitën e futbollit shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne