‘Shumë persona të tmerrshëm kanë pasur popullaritet: Drejtuesi konservator e krahason Boris Johnsonin me Hitlerin

Mohammed Amin, një nga drejtuesit e Partisë konservatore, ka thënë se do të japë dorëheqjen pas 36 vitesh nga pozicioni i tij drejtues nëse Boris Xhonson bëhet kryeministër. Arsyeja është se ai beson se ish-sekretari i jashtëm nuk e ka “moralin dhe integritetin bazik” për këtë punë.

Xhonson fitoi më shumë vota nga deputetët sesa tre rivalët e tij më të afërt në një votim të enjten për lidershipin e Partisë Konservatore, megjithatë Amin pretendon se popullariteti nuk është një masë adekuate e denjësisë së një kandidati për të marrë rolin e kryeministrit.

“Ka pasur shumë njerëz të tmerrshëm që kanë pasur popullaritet”, tha Amin për BBC Radio 4. “Shumë gjermanë menduan se Hitleri ishte njeriu më i duhur për ta,” tha ai, përpara se të sqaronte se nuk besonte se Xhonsoni do ti dërgonte njerëzit në dhomat e gazit. Me të vërtetë ai nuk bën, është një klloun.”

Si kryetar i Forumit Musliman Konservator (the Conservative Muslim Forum), pjesë e Partisë Konservatore, Amin mund të ketë edhe një përplasje të veçantë me Xhonsonin pasi në disa komente të tijat në një artikull të Daily Telegraph të verës së kaluar, ai i kishte krahasuar gratë muslimane me shami me kutite e zarfeve në rrugë dhe me grabitësit e bankave.

“Ne nuk presim që politikanët tanë, kryeministrat tanë, të jenë shenjtorë … [por] ai zgjodhi të tallej me gratë muslimane që veshin nikab dhe burka për qëllimet e veta.”/rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne